Home / Lajme / Maqedoni / PPD:Do të kërkojmë qeveri paralele shqiptare

PPD:Do të kërkojmë qeveri paralele shqiptare

30 dhjetor-
“PPD-ja gjithnjë edhe më parë e në veçanti gjatë vitit që e lamë pas në vazhdimësi e ka denoncuar politikën devijante dhe antikombëtare të BDI-së. Gjithnjë është kundërvu gabimeve të dëmshme të politikës që e udhëheq kjo parti e cila e degradoi dinjitetin dhe krenarinë kombëtare të shqiptarëve dhe në mënyrë gati të pakthyeshme e ndërpreu procesin e avancimit politik të shqiptarëve në Maqedoni”, deklaroi Haruni.

Partia për Prosperitet Demokratik vlerëson se viti 2010 ishte viti i trazimeve politike dhe se ky vit ishte viti i katandisjes politike shqiptare. Kështu tha kryetari i kësaj partie Sejfedin haruni, gjatë pres konferencës së fundit për këtë vit, në selinë e partisë në Tetovë.

Ai tha se shqiptarët në 2010 u degraduan skajshmërisht, u turpëruansepse votën të cilën ia dhënë partisë për ti artikuluar kërkesat e shqiptarëve për ta definuar statusin tonë juridiko kushtetues, ndërsa kjo parti e cila doli nga lufta arriti të shmangej nga ajo që ushte synimi i shqiptarëve për të qenë në aspektin kushtetues i barabartë me maqedonasit, si dhe në aspektin shtetformues, ekonomik, kulturor, arsimor etj.

“PPD-ja gjithnjë edhe më parë e në veçanti gjatë vitit që e lamë pas në vazhdimësi e ka denoncuar politikën devijante dhe antikombëtare të BDI-së. Gjithnjë është kundërvu gabimeve të dëmshme të politikës që e udhëheq kjo parti e cila e degradoi dinjitetin dhe krenarinë kombëtare të shqiptarëve dhe në mënyrë gati të pakthyeshme e ndërpreu procesin e avancimit politik të shqiptarëve në Maqedoni”, deklaroi Haruni.

Kreu i PPD-së, tha se me këtë BDI-ja nënçmoi shqiptarët duke e kthyer pozitën e shqiptarëve të cilët lidhen me disa të drejta minoritare ofenduese për një popull i cili shekuj me rradhë jeton në trojet e veta historike dhe që tani për shkak të një politike të çoroditur të një grupi të dehur nga pushteti fiktiv që ua hedhë Gruevski syve me shiqim shkurtpamës të krerëve të BDI-së duhet të pësojnë shqiptarët anëkënd Maqedonisë.

“Me që edhe politika maqedonase edhe politika të cilën e favorizon BDI-ja, paralajëmrojnë se do të orientohen kah hapësira etnogjeografike maqedonase me qëndrim injorant ndaj hapësirës etnogjeografike shqiptare dhe vazhdojnë të mbeten të shurdhër ndaj kërkesave legale dhe legjitime të PPD-së, për një marrëveshje të re maqedono-shqiptare, për status kushtetutar shtetformues, gjatë vitit që vjen do të dalim me opcionin për një qeveri shqiptare në Maqedoni, koncept ky që do të ndalojë hovin nacionalist të etnocentrizmit të Gruevskit”, tha Haruni.

PPD-ja tha Haruni, me këmbëngulësi do të vazhdojë edhe gjatë vitit që vjen të kërkojë zgjedhje të parakohëshme për të dalë nga kriza politike, ekonomike që e ka sjellur kjo qeveri

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *