Home / Lajme / Maqedoni / PPD:Zgjedhje të parakohëshme-shqiptarët bashkë

PPD:Zgjedhje të parakohëshme-shqiptarët bashkë

1 dhjetor-
“PPD-ja, e riafirmon qëndrimin e vet se tani më janë pjekur kushtet për të filluar një iniciativë për bisedime maqedono-shqiptare për definim të ri të shtetit të përbashkët dhe në instancë të fundit, nëse për këtë nuk mund të dakordohen elitat politike maqedonase, atëherë shqiptarët të ndërtojnë strategji tjetër për të dalë nga situata e deteritorializimit, depolitizimit dhe deetatizmit, situatë që në një periduhë të shkurtër do të çkombëtarizonte etnosin autokton shqiptar në maqedoni”, tha Haruni.

Partia për Prosperitet Demokratik, ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohëshme, ndërsa partitë politike shqiptare në këto zgjedhje të kenë një strategji të përbashkët kombëtare.

Sipas kryetarit të kësaj partie Sefedin Haruni, në zgjedhjet e parakohëshme, partitë politike shqiptare përmes një platforme të konsoliduar politike do të iniconin një fillim të ri në raport me maqedonasit dhe definitivisht do të liroheshin nga kompleksi I inferioritetit politik përmes të qenurit kukëll në qeveritë maqedonase.

“PPD-ja, e riafirmon qëndrimin e vet se tani më janë pjekur kushtet për të filluar një iniciativë për bisedime maqedono-shqiptare për definim të ri të shtetit të përbashkët dhe në instancë të fundit, nëse për këtë nuk mund të dakordohen elitat politike maqedonase, atëherë shqiptarët të ndërtojnë strategji tjetër për të dalë nga situata e deteritorializimit, depolitizimit dhe deetatizmit, situatë që në një periduhë të shkurtër do të çkombëtarizonte etnosin autokton shqiptar në maqedoni”, tha Haruni.

Kreu i PPD-së ka kërkuar që edhe institucionet evropiane të jenë më korekt në vlerësimet e tyre ndaj rrjedhave politike në Maqedoni.

“Nga Unioni Evropian, nga NATO, dhe nga OSBE-ja kërkojmë të jenë korekt në vlerësimet e tyre ndaj rrjedhave politike në maqedoni, veçmas, në pjesën që i dedikohet raporteve ndëretnike dhe tendencave të qeverisë aktuale për ta rrumbullaksuar etnocentrizmin maqedonas dhe në raportet e ardhshme ta kenë parasysh edhe këtë tendencë asimiluese që instalon dhe e zyrtarizon qeveria aktuale”, tha ai.

Sipas Harunit, raporti i komisionit evropian për përparimin e Maqedonisë, e ka legalizuar tentimin e qeverisë aktuale të VMRO-DPMNE-së, për të kthyer Maqedoninë, në kushtetutën e vitim 1991.

Me këtë sipas PPD-së, në mënyrë drastike shkelen parimet e Marrëveshjes së Ohërit, që për këtë parti kjo marrëveshje është e vdekur, por kthimi në kushtetutën e 1991, e largon Maqedoninë, nga ardhmëria multietnike dhe hap rrugën që shqiptarët të gjejnë forma tjera të organizimit të tyre politik, u shpreh Sefedin Haruni, kryetar i PPD-së, gjatë një takimi me gazetarë sot në Tetovë.(U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *