Home / Lajme / Maqedoni / Presidenti Ivanov se njeh gjuhën shqipe në komunikimin zyrtar

Presidenti Ivanov se njeh gjuhën shqipe në komunikimin zyrtar

21 dhjetor-

Gjuha shqipe akoma nuk po përdoret në shumicën e faqeve zyrtare të internetit të Qeverisë, ministrive dhe institucioneve tjera shtetërore.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov vazhdon të mos e aplikojë gjuhën shqipe në faqen zyrtare të internetit të presidencës.

Në faqen e presidencës janë aplikuar vetëm gjuha maqedonase dhe ajo angleze, ndërkohë që nuk jepen sqarime për arsyen pse mungon gjuha shqipe.

Në kabinetin e presidentit zyrtarisht është evidentuar vetëm një këshilltare shqiptare, Luljeta Qufliu dhe asistenti për çështje informimi, Ejup Berisha.

Presidenti Gjorgje Ivanov ka deklaruar se përfaqëson të gjitha komunitetet dhe se është zgjedhur edhe nga votat e shqiptarëve.

Gjuha shqipe akoma nuk po përdoret në shumicën e faqeve zyrtare të internetit të Qeverisë, ministrive dhe institucioneve tjera shtetërore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *