Home / Sport / Prezantojmë portierin e talentuar të Renovës, Saladin Mustafi

Prezantojmë portierin e talentuar të Renovës, Saladin Mustafi

Saladin Mustafi është portier 17-të vjeçar, i cili luan për juniroët e Renovës. Forma e shkëlqyeshme dhe paraqitjet e jashtëzakonshme e vëndosin atë në qendër të vëmendjes tek të rrinjtë e xhepçishtasve, të cilët janë lider të renditjes. Mustafi është shumë ambicioz dhe shpreson së shpejti të luajë në ekipin e parë, ndërsa më pas të provojë të ndërtojë karierrë ndërkombëtare.

Futbolli viteve të fundit në rajonin e Tetovës është duke shënuar ngritje të madhe, ku nuk mungojnë rezultatet. Jo se në të kaluarën nuk është punuar, por tani disi kjo anë është dominuese e futbollit në Maqedoni. Sa për rikujtim vitin e kaluar Renova fitoi titullin e kampionit, Teteksi ishte fitues i Kupës, ndërsa Shkëndija ishte kampione e Ligës së Dytë, pa haruar të përmendim se të rrinjtë e Shkëndijës ishin kampionë të përgjithshëm shtetëror në kategori të juniorëve. Këtë vit në krye të renditjes në Ligën e Parë janë Shkëndija dhe Renova, që don të thotë se dominimi vazhdon edhe më tej. Në këtë drejtim këto skuadra janë duke kushtuar vëmendje të madhe në kategoritë e reja, prej ku vijnë gjeneratat e ardhshme të futbollistëve të rrinjë, që do të jenë e ardhmja e këtyre skuadrave. Pikërisht në taborin e juniorëve të Renovës, këtë sezon shkëlqen portieri 17-të vjeçar, Saladin Mustafi, që është vendimtar në sukseset e të rinjëve të xhepçishtasve, të cilët për momentin pas 14-të ndeshjeve janë lider të renditjes, së bashku me Rabontiçkin me nga 33 pikë të tubuara.

“Kam filluar si 12-të vjeçar në ekipin e fatosëve të Renovës dhe kam kaluar të gjitha kategoritë deri në juniorë. Do veçoja trajnerin Dashmir Dehari për gjithë atë çka ka bërë në ecurinë time pozitive deri tani”, – deklaroi Mustafi për ‘Koha’-n.

Renova ka shënuar 10-të fitore, 3 barazime dhe vetëm një disfatë, ndërsa Mustafi ka pranuar vetëm 6 gola, madje duke lidhur 6-të ndeshje me rradhë pa pranuar gol. Kjo është një e arritur për respekt dhe për këtë është i kënaqur Saladini.

“Jam shumë krenar për ecurinë që kemi këtë sezon ne si ekip, por gjithashtu jam i kënaqur edhe nga paraqitjet individuale. Ndjehem në formë të mirë dhe shpresoj të vazhdoj në këtë stil edhe në të ardhmen”, – tha Mustafi. Forma e jashtëzakonshme e Mustafit është duke mahnitur të gjithë ata që ndjekin ndeshjet e juniorëve, ndërsa vetë portieri i ri këtë sezon veçon takimet me Rabotniçkin dhe Shkëndijën. “Tentoj që në çdo ndeshje të jap më të mirën nga vetja, por në ndeshjet me Rabotniçkin (1:0) dhe Shkëndijën (0:0) kam patur paraqitje shumë të mira”, – sqaroi Saladini duke zbuluar sekretin e formës së mirë që kalon. “Gjatë verës deri sa shokët e ekipit ishin në pushim, unë vazhdoja të punoj pa ndërprerë nga dy herë në ditë. Edhe gjatë pauzës, por edhe gjatë sezonit unë përveç në Renovë, bëj stërvitje shtesë me trajnerin e njohur për portierë në këto anë, Sare Vuçevski. Mendoj se edhe ai ka merrita të mëdha në këtë që posedoj unë në këtë moment”. Përgatitjet e mira dhe forma që kalon për momentin kanë ngritur vetëbesimin e Mustafit, i cili thotë se është i gatshëm për të qëndruar në portë të ekipit të parë të Renovës.

“ Shpresoj që së shpejti të më jepet rasti në ekipin e parë të Renovës. Të them të drejtën ndjehem i gatshëm dhe nuk ndjej kurfarë frike. Nëse do të frikësohesha, do të ndërprisja menjëherë të merem me futboll, pasi synoj shumë. Të gjithë jemi dëshmitar të gjendjes së futbollit të Maqedonisë dhe unë ëndëroj një ditë të dal jashta kufijve. Dhe këtë mund ta bëj vetëm me punë të palodhshme dhe të pandërprerë”, – shtoi numri një i juniorëve të Renovës, i cili edhe pse në fizik ka ngjashmëri të mëdha me portierin e Atletiko Madridit, De Gea, megjithatë nga futbolli botëror pëlqen portierin e Juventusit, Xhixhi Bufon.

“Bufoni më pëlqen tej mase, ndërsa vlerësoj shumë edhe Van Der Sar-in. Janë portierë të jashtëzakonshëm që pëlqej vazhdimisht t’i shikoj, duke më impresionuar me zgjidhjet që kanë për çdo situatë. Unë tentoj të mësoj nga ta dhe mendoj se kjo më ndimon shumë në përmirësimin e paraqitjeve të mia”, – sqaroi Mustafi, i cili është tifoz i Barcelonës. Ai premton se do të vazhdojë me punë dhe përkushtim të madh edhe në të ardhmen, duke shpresuar se dikush do ta vlerësojë talentin e tij, për t’i ndihmuar të shfaqë gjithë potencialin dhe të shëndrohet në portier cilësor dhe të njohur.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *