Home / Sport / Pritet edhe ardhja e Feliks Magat-it trajner i Schalke 04 ?!

Pritet edhe ardhja e Feliks Magat-it trajner i Schalke 04 ?!

4 dhjetor-
Drejtori sportiv i kuqezive Besir Shaqiri ka apeluar deri te tifozët të cilët kanë ndërmend të jenë pjesë e këtij derbi të sezonit që në shkallët e stadiumit të gjenden sa më herë pasi të gjitha dyert e stadiumit do të jenë të hapura prej orës 12.00 e deri më 12.45 me të vetmin qëllim që të mos krijohet tollovi “Do të jenë të hapura të gjitha dyert e stadiumit pos në pjesën e lindjes, por në se do nevoja edhe ajo pjesë mund të hapet.

nteresimi për këtë super derbi ndërmjet dy skuadrave tetovare Shkëndijës dhe Renovës së Xhepçishtit është i jashtëzakonshëm si asnjëherë deri më tani. Pritet ardhja e drejtuesve më të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit, drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës, mysafirë nga klube të njohura të Bundës Ligës gjermane në veçanti Feliks Magati, trajner i Schalke 04 përfaqësues të klubeve zvicerane, përfaqësues të klubeve kroate në veçanti ato të Dinamo të Zagrebit dhe shumë adhurues të sportit nga vende të ndryshme Gjermania. “Do të ketë edhe shumë menaxher nga vende të ndryshme të cilët janë të interesuar për futbollist të rinj të Shkëndijës. Kjo në fakt dëshmon për interesimin e madh të kësaj ndeshje ndërmjet Shkëndijës dhe Renovës që me të drejtë është cilësuar si derbi i sezonit vjeshtor” i tha ekskluzivisht gazetës Fakti drejtori sportiv i KF Shkëndija, Besir Shaqiri.

Drejtori sportiv i kuqezive Besir Shaqiri ka apeluar deri te tifozët të cilët kanë ndërmend të jenë pjesë e këtij derbi të sezonit që në shkallët e stadiumit të gjenden sa më herë pasi të gjitha dyert e stadiumit do të jenë të hapura prej orës 12.00 e deri më 12.45 me të vetmin qëllim që të mos krijohet tollovi “Do të jenë të hapura të gjitha dyert e stadiumit pos në pjesën e lindjes, por në se do nevoja edhe ajo pjesë mund të hapet.

Gjithashtu shfrytëzojë rastin që të apelojë tek të gjithë tifozët për anim korrektë pasi vetëm në këtë mënyrë shumë më tepër do ti ndihmohet klubit dhe qëllimeve të saja” tha Besir Shaqiri.

Pra këto paralajmërime për ardhjen mysafirëve nga vende të ndryshme që të ndjekin këtë ndeshje dëshmon qartë se çfarë peshe ka ndeshja.
Ndeshjen derbi ndërmjet dy skuadrave tetovare Shkëndija – Renova e cila zhvillohet në t dielën me fillim në orën 13.00 drejtësinë do ta ndajnë treshi i gjyqtarëve nga Manastiri me në krye Lubomir Kërstevskin. Yllpres

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *