Home / Sport / PRITJE MADHËSHTORE PËR SHKËNDIJËN

PRITJE MADHËSHTORE PËR SHKËNDIJËN

Fitorja e Shkëndijës në Strumicë mundej të ndiqet drejtëpërsëdrejti përmes internetit, ndërsa fakti që ‘kuq e zinjtë’ shpallen kampionë të vjeshtës bëri që Tetova të përfshihet nga atmosferë festive.

Në Tetovë me shpejtësi u përhap lajmi se futbollistëve do tu bëhet pritje madhështore në qendër të qytetit dhe ky lajm me shpejtësi bëri jehonë të madhe, duke bërë që sheshji i Tetovës të përfshihet nga qindra tifozë të Shkëndijës, përfshi këtu edhe shoqatën e tifozëve ‘Ballistët’. Qendra e qytetit u bllokua nga turma e tifozëve të Shkëndijës, ndërsa arritja e futbollistëve shkaktoi delirium të vërtetë, të përcjellë me fishekzjare të shumta, ndërsa jehonte zhurma e zurlave e tupanave që i jepnin edhe më tepër bukuri festës së ‘kuq e zinjëve’.
“Siç po shihet ne jemi në festë, pasi fitorja ndaj Horizontit në mundëson që me sukses ta mbyllim një gjysmësezon fantastik në Ligën e Parë. Mendoj se edhe në takimin e fundit dëshmuam se me meritë jemi liderë, realisht jemi skuadra që kemi trguar më shumë në këtë pjesë të kampionatit dhe kjo festë është e merituar. Më vjen mirë që tifozëve tanë u mundësuam një kënaqësi të këtillë, ndërsa i falemenderojmë shumë për pritjen madhështore që i bënë ekipit. Premtojmë se do të vazhdojmë të punojmë për të përmirësuar në vazhdimësi skuadrën dhe dhashtë Zoti, në fund të shpallemi kampionë të Maqedonisë. Tetova dhe qytetarët e saj meritojnë një Shkëndijë që do dalë në Europë dhe ne do të tentojmë të realizojmë këtë arritje”,- deklaroi drejtoi sportiv i Shkëndijës Besir Shaqiri i përfshirë nga emocionet dhe zhurma e madhe e tupanave e zurlave si dhe brohoritjeve të ndryshme, që kishin vetëm një emër:”Shkëndija”.
Sheshi i Tetovës deri në orët e vona ngjante në një dasmë të vërtetë, ku ‘dasmorët’ ishin të shumtë, ndërsa në mesin e tyre valltarë kryesorë futbollistët e Shkëndijës, që shijonin maksimalisht suksesin historik të klubit, duke ndarë gëzimin me tifozët e shumtë të ekipit ‘kuq zi’. Festa vazhdoi një kohë të gjatë, ndërsa nga sheshi i Tetovës futbollistët u transferuan në një lokal, ku qëndruan deri në orët e vona të natës. Dhe në fakt, Shkëndija festoi me meritë, pasi tregoi më shumë se çdo skuadër në këtë gjysmësezon, ndërsa dëshira dhe ambiciet e të gjithëve janë që klubi me parqitje të njëjta të vazhdojë edhe në pranverë, për tu shpallur në fund kampion, dhe për të siguruar suksesin historik që do të nxirte Shkëndijën për herë të parë në Evropë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *