Home / Lajme / Maqedoni / Problemet e para pas rreshjeve të dëborës

Problemet e para pas rreshjeve të dëborës

18 dhjetor-
Ndërmarrja Publike Komunale, mori aksion për pastrimin e borës në rrugët e malësisë dhe akset kryesore rrugore në qytet. Sipas drejtorit Hasan Luma, aktualisht bëhet pastrimi i akseve rrugore Tetovë – Xhermë, Tetovë-Vejcë, Llacë-Sellcë-Vejcë, Tetovë-Bozovcë, Shipkovicë, Veshallë, ndërkaq po pastrohen edhe bulevardet kryesore në qytet.“

Reshjet e vazhdueshme të borës kanë shkaktuar vonesa dhe kaos në komunikacionin rrugor, hekurudhor dhe ajror në Maqedoni.

Një pjesë e autostradës të korridorit 8 nga vendkalimi kufitar Tabanoc në drejtim të Shkupit nuk është pastruar plotësisht dhe se automjetet kanë pasur probleme në lëvizjen e tyre, për shkak të mospastrimit të borës. Mungesa e pastrimit të rrugëve është e pranishme edhe tek rrugët magjistrale.

Me vonesa po zhvillohet edhe komunikacioni ajror. Vonesa janë regjistruar edhe të linjave të trenave dhe të autobusëve, për shkak të vështirësive të krijuara nga reshjet e borës. Nga orët e mëngjesit është urdhëruar ndalesa e mjeteve të rënda transportuese në kalimin malor Strazhë dhe Mavrovë.

Auto-Moto Lidhja e Maqedonisë ka rekomanduar shoferët që të jenë të kujdesshëm në komunikacion, sidomos në zonat e thella dhe kalimet malore si Mavrovë-Dibër, Katllanovë-Veles, Demir kapi-Udovë, por edhe kujdes në rrugën e pjesës së autostradës Kumanovë-Tabanoc, ku po kryhen punime.

Shërbimet e ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë” paralajmëruan se për shkak të intensitetit të vazhdueshëm të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulta, ekipet në terren janë duke vepruar në mënyrë aktive për normalizimin e gjendjes dhe krijimin e kushteve për lëvizjen e lirë në komunikacion.

Ndërmarrja Publike Komunale, mori aksion për pastrimin e borës në rrugët e malësisë dhe akset kryesore rrugore në qytet. Sipas drejtorit Hasan Luma, aktualisht bëhet pastrimi i akseve rrugore Tetovë – Xhermë, Tetovë-Vejcë, Llacë-Sellcë-Vejcë, Tetovë-Bozovcë, Shipkovicë, Veshallë, ndërkaq po pastrohen edhe bulevardet kryesore në qytet.“

Gjithashtu, janë duke u pastruar edhe hapësirat para institucioneve të rëndësishme në qytet. Ndërkaq kërkojmë nga qytetarët të tregojnë konsideratë për angazhimin e menjëhershëm të NPK-Tetova për pastrimin e borës”, tha Luma. Sipas tij, pastrimi i borës është një proces i vështirë dhe kërkon kohë, ndërsa gjatë pastrimit haset në pengesa që paraqiten në komunikacion nga ana e veturave të parkuara.

“Kërkojmë përkrahje nga qytetarët, të kenë kujdes me parkimin e veturave, dhe të ndihmojnë Ndërmarrjen komunale për pastrim të përbashkët të akseve rrugore dhe trotuareve në qytet”, tha Luma.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *