Home / Lajme / Maqedoni / Procesi SOPOTI, rigjykimi më 17 janar

Procesi SOPOTI, rigjykimi më 17 janar

11 dhjetor-
“Zenel Klaiqi deri në këtë seancë do të jetë në paraburgim, do të vazhdojë të jetë në paraburgim, si dhe të tjerët të cilët janë në paraburgim shtëpiak, ndonjë ndryshim në këtë pikëpamje nuk do të kemi, me datë 17 janar do të jetë seanca e parë e rigjykimit dhe mendoj se përsëri do të kemi nevojë për disa seanca, për dy apo tre, nuk shpresoj se më datë 17 janar të mbarojë gjykimi, kështu që tani jemi të koncentruar në vërtetimin e gjendjes faktike, do të kërkojmë që edhe një herë para gjykatës të paraqitet dëshmitari Ramadan Bajrami” tha avovakti Vullnet Paçuku.

Edhe pse ishte paraparë që procesi gjyqësor për rastin e Sopotit të fillojë më 21 dhjetor, i njëjti është shtyrë për 17 janar të vitit të ardhshëm. Prolongimi i fillimit të procesit gjyqësor për këtë rast erdhi me kërkesë të palës mbrojtëse. Kjo për arsye se pala mbrojtëse ishte e angazhuar në shumë lëndë tjera dhe në pamundësi të jenë të pranishëm në terminin e caktuar nga ana e Gjykatës, kanë kërkuar anulimin për një termin tjetër.

“Para disa ditëve morëm thirrje për caktimin e seancës e cila ishte caktuar për 21 dhjetor, mirëpo për arsye se paraprakisht ishin të caktuara më shumë lëndë tjera, nuk kishim mundësi të jemi të pranishëm në atë termin të caktuar nga ana e Gjykatës dhe unë kërkova anulim për një termin tjetër. Dje morëm thirrje nga Gjykata dhe seanca është caktuar me datë 17 janar 2011” tha avokatu Vullnet Paçuku.

Fillimin e procesit gjyqësor më 17 janar 2011, i akuzuari për këtë rast Zenel Klaiqi do ta presë në burgun e Shutkës, ndërsa katër bashkëfshatarët e tij Sulejman Sulejmani, Shaban Limani, Hasan Klaiqi dhe Samet Lutfiu do ta presin në shtëpitë e tyre. Ndërsa 6 të tjerët ndodhen në arrati.

“Zenel Klaiqi deri në këtë seancë do të jetë në paraburgim, do të vazhdojë të jetë në paraburgim, si dhe të tjerët të cilët janë në paraburgim shtëpiak, ndonjë ndryshim në këtë pikëpamje nuk do të kemi, me datë 17 janar do të jetë seanca e parë e rigjykimit dhe mendoj se përsëri do të kemi nevojë për disa seanca, për dy apo tre, nuk shpresoj se më datë 17 janar të mbarojë gjykimi, kështu që tani jemi të koncentruar në vërtetimin e gjendjes faktike, do të kërkojmë që edhe një herë para gjykatës të paraqitet dëshmitari Ramadan Bajrami” tha avovakti Vullnet Paçuku.

Për rastin e shpërthimit të minës në Sopot, nga e cila ngelën të vrarë dy ushtarë polak të forcave të NATO-s dhe një shoqërues civil, akuzohen 11 banorë nga fshati Sopot

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *