Home / Sport / QENAN IDRIZI E ‘VESH’ KFV SHKËNDIJA

QENAN IDRIZI E ‘VESH’ KFV SHKËNDIJA

“Ne si klub i ri në futsall kemi patu nevojë gjithmonë për kësij lloj veshje sportive, që të na ngjajë edhe neve si ekip kudo që të shkojmë. Prandaj jemi këtu për të falemenderuar zotëriun Qenan Idrizi për ndihmën që na ofroi, sepse me të vërtetë kemi nevojë për ndihmë nga çdo kush që dëshiron të përkrahë ekipin tonë dhe të gjithë ekipet shqiptare. Ne jemi mirënjohës për këtë ndihmë dhe shpresojmë që adhuruesit dhe sportëdashësit t’i gëzojmë me rezultate pozitive në të ardhmen”,-deklaroi kapietni i KFV Shkëndija, Agron Lika.

Klubi i Futbollit të Vogël Shkëndija të shtunën ka pranuar dhuratë komplet veshjesh sportive nga ana e nënkryetaritë të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Qenan Idrizi. KFV Shkëndija njëjtë si klubet e tjera përballet me probleme finansiare, ndërsa në kushte të tilla kërkuan ndihmë nga Idrizi, i cili u përgjigj pozitivisht. Qenan Idrizi në emër të Lidhjes Futbollistike Komunale Pollogu i Poshtëm, ka siguruar 16-të palë komplete tutash sportive, të cilat futbollistët e KFV Shkëndijës do t’i përdorin gjatë udhëtimeve për në ndeshjet kampionale. Sipas Qenan Idrizi-t, në të ardhmen do të tentohet që të ndihmohen të gjitha skuadrat që kanë nevojë për një gjë të tillë, ndërsa kësaj rradhe u vendos për KFV Shkëndijën, pasi bëhet fjalë për skuadrën më të re në futboll të vogël, të cilët duhet të ndihmohen nga të gjithë ata që kanë mundësi për një gjë të tillë. Ndërkohë nga tabori i KFV Shkëndijës janë mirënjohës dhe falemenderojnë Idrizin për ndihmën e dhënë, tek sa apelojnë që edhe persona tjerë që kanë mundësi të ndihmojnë këtë klub, që pretendon të arrijë rezultate të larta.
“Ne si klub i ri në futsall kemi patu nevojë gjithmonë për kësij lloj veshje sportive, që të na ngjajë edhe neve si ekip kudo që të shkojmë. Prandaj jemi këtu për të falemenderuar zotëriun Qenan Idrizi për ndihmën që na ofroi, sepse me të vërtetë kemi nevojë për ndihmë nga çdo kush që dëshiron të përkrahë ekipin tonë dhe të gjithë ekipet shqiptare. Ne jemi mirënjohës për këtë ndihmë dhe shpresojmë që adhuruesit dhe sportëdashësit t’i gëzojmë me rezultate pozitive në të ardhmen”,-deklaroi kapiteni i KFV Shkëndija, Agron Lika.
KFV Shkëndija këtë vit është duke shënuar rezultate të mira në Ligën e Parë të Futbollit të Vogël të Maqedonisë, ndërsa në të ardhmen me ‘luk’ të ri shpresojnë të gjenden në kreun e tabelës.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *