Home / Lajme / Maqedoni / Ramkovski: ‘Diktatura, demokracia e Gruevski’

Ramkovski: ‘Diktatura, demokracia e Gruevski’

24 dhjetor-
Për Ramkovskin u tha se nuk është arrestuar si pronar i televizionit A1, por, për shkak të lidhjes me firmat që ishin objekt i kontrollit të autoriteteve tatimore dhe financiare.

Ja, kjo është diktatura, kjo është demokracia e Gruevskit”
Me këto fjalë Velija Ramkovski ,pronar i televizionit A1 para dite së bashku me 14 menaxhues dhe të punësuar të tjerë të arrestuar në firmat në rrugën “Pero Nakov pn” dhe në televizionin A1 hyri për tu marr në pyetje përpara gjykatësit hetues në Gjykatën Themelore Shkupi 1.

Ata u arrestuan mbrëmë, kurse natën e kaluan në stacionin e policisë në “Autokomandë”.
Ne mesin e të arrestuarve janë edhe drejtoresha e televizionit A1 dhe të afërmit e Ramkovskit.
Të arrestuarit sipas deklaratave të mbrëmshme të zëdhënësit të MPB-së dyshohen për fshehjen e tatimit, keqpërdorimit të postit dhe autorizimit zyrtar, për larje parash dhe bashkim për veprimtari kriminale.Zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski deklaroi se të dyshuar janë gjithsej 24 persona.

Për t’u marr në pyetje para gjykatës, para dite ishin sjellë 15 persona.

Për Ramkovskin u tha se nuk është arrestuar si pronar i televizionit A1, por, për shkak të lidhjes me firmat që ishin objekt i kontrollit të autoriteteve tatimore dhe financiare.

Avokati i një pjese të dyshuarve para arrestimit të tyre tha se ende nuk i ka parë kallëzimet penale.

“Padinë penale që u prezantua nga ana e zëdhënësit të MPB-së nuk e kam parë. Ajo nuk arriti as deri te prokuroria publike.

Me çfarë të drejte e japin në opinion dhe me cilën të drejtë janë aq të sigurt se ajo padi do të pranohet. Janë vënë kualifikime, shuma për të cilat unë nuk di se kush mund me cilët kompjuter dhe me cilat prova ti vërtetojë.

Nuk ekziston prova për paraburgim, bëhet fjalë për dyshimin themelor se ndonjë person do të orvatet të ik. Njerëzit erdhën në thirrjen e parë dhe madje përmes telefonit” tha Mirosllav Vujiq, avokat.

Drejtori i drejtorisë të ardhurave publike mbrëmë deklaroi se posedon prova me përpunimin e dokumentacionit të sekuestruar gjatë aksionit më 25 nëntor për të ardhura jolegale të 16 milion eurove për të cilët nuk është paguar tatim në shumën e përgjithshme prej 4 milion 120 mijë euro në periudhën prej vitit 2005 deri 2010.

Ai me këtë rast vëri në dukje se hetimi tani zhvillohet për 11 firma, përkatësisht ishte zgjeruar pas dokumenteve të sekuestruara nga 6 firmat e para

Arrestimi i mbrëmshëm i pronarit të televizionit A1, Velija Ramkovski është kërcënim për të gjithë ata që nuk mendojnë në linjë të njëjtë me politikat e qeverisë aktuale. Këtë deklaratë e bëri sot kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski duke shtuar se aksioni i policisë për arrestimin e Ramkovskit, i cili 24 orë ka qenë i kapshëm për policinë, u ngjanë aksioneve latino-amerikane.

“Qërimi brutal i hesapeve i regjimit të Gruevskit dhe familjes me ata që mendojnë ndryshe në aspektin politik, po vazhdon. Në vend të zhvillimit të një lufte të vërtetë kundër krimit dhe korrupsionit, opinioni ishte dëshmitarë i një drejtësie selektive , gjegjësish padrejtësie, qërim hesapesh politike dhe keqpërdorim klasik i institucioneve.

Mbrëmë pushteti vazhdoi me demonstrimin e forcës në stilin latino-amerikan, e cila në realitet përfaqëson kërcënim direkt për të gjithë që mendojnë ndryshe nga Gruevski dhe VMRO-DPMNE” tha Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.

Cërvenkovski paralajmëroi se do të ngrejë padi penale kundër ministres së Brendshme, Jankullovska dhe Drejtorit për Ardhura Publike, Goran Trajkovski nën akuzën se këta të fundit nuk kanë vepruar në bazë të ligjit.

“Deri tek Prokuroria publike do të ngremë fillimisht padi penale kundër ministres së Brendshme, Gordana Jankullovska, nën akuzën mosreagim ndaj veprës penale larje parash në rastin me 750 mijë eurot të sekuestruara tek shoferi i Media Print Maqedoni. Dhe do të ngremë padi penale kundër ministres Jankullovska dhe drejtorit të DAP, Goran Trajkovski gjithashtu për keqpërdorim të pozitës zyrtare për rastin pagesë të reklamave partiake të VMRO-DPMNE-së me para nga buxheti” tha Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.

Cërvenkovski tha se reagimi i tij me rastin e arrestimit të pronarit të televizionit A1, nuk do të thotë se ai përkrahë fshehjen e tatimit ose krimin e organizuar nëse ekziston, por që ai kundërshton çdo lloj seleksionimi që bëhet kundër luftës ndaj krimit të organizuar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *