Home / Lajme / Maqedoni / ‘Raporti i KE-së’, ngjarja më interesante për mediet

‘Raporti i KE-së’, ngjarja më interesante për mediet

30 dhjetor-
Monitorimi ka përfshirë 346 kontribute dhe artikuj, prej të cilave, 59 për qind kanë qenë të botuara në mediet e shkruara dhe 41 për qind në ato elektronike.

Raporti i Komisionit Evropian (KE) për përparimin e Maqedonisë, ka qenë ngjarja që në vitin 2010, ka shkaktuar më së shumti interes tek mediet e vendit.

Ky është rezultati i një hulumtimi të bërë nga OJQ InfoQendra, në bashkëpunim me Qendrën Maqedonase për Arsim Evropian (QMAE).

Monitorimi ka përfshirë 346 kontribute dhe artikuj, prej të cilave, 59 për qind kanë qenë të botuara në mediet e shkruara dhe 41 për qind në ato elektronike.

Nga numri i përgjithshëm i kontributeve dhe artikujve të monitoruar, 80,7 për qind kanë qenë në lidhje me Raportin e KE-së.

Megjithatë, sipas monitorimit të bërë, përqindja e komenteve dhe analizave të Raportit është shumë e ulët, gjegjësisht, në lidhje me këtë temë janë bërë vetëm 3 për qind komente, ndërsa analiza vetëm 0,3 për qind.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *