Home / Lajme / Maqedoni / Rasti ‘Musliu’, gjykata fton Belën për dëshmitar, Musliu nis grevë urie

Rasti ‘Musliu’, gjykata fton Belën për dëshmitar, Musliu nis grevë urie

30 dhjetor-
“Si duket dikush nuk dëshiron të dalë i gjallë nga burgu, prandaj, në vend se dikush të më marrë jetën, unë do ta marrë jetën time. Kjo është e drejtë e imja”, ka thënë Musliu para gjykatësit.

Gjykata Penale – Shkup, ka pranuar si dëshmitar liderin e Lidhjes Shqiptare (LSH), Valon Bela, në procesin gjyqësor kundër të akuzuarit për “falsifikimin” e dosjeve, Hisen Musliu.

Tani, Bela do të jetë i detyruar t’i sjellë dokumentet e tij, për të cilat pretendon se janë origjinalet e dosjeve që u paraqiten në opinion.

Por, trupi gjykues ka refuzuar që në këtë rast gjyqësor të dëshmojë ish-bashkëpunëtori serb i UDB-ës, Bozhidar Spasiç.

Në vazhdimin e katërt të seancës gjyqësore që u mbajt sot, i akuzuari Musliu ka paralajmëruar se do të nisë grevë urie, për shkak se, sipas tij, mjeku i burgut nuk u është përgjigjur kërkesave të tij për kontrolle plotësuese kardiologjie.

“Si duket dikush nuk dëshiron të dalë i gjallë nga burgu, prandaj, në vend se dikush të më marrë jetën, unë do ta marrë jetën time. Kjo është e drejtë e imja”, ka thënë Musliu para gjykatësit.

Ai u ka bërë thirrje familjarëve të tij të mos i sjellin ushqim dhe barna.

Sipas avokatëve të tij, Musliu vuan nga sëmundja e diabetit dhe nga zemra, por gjykata këtë fakt nuk e ka marrë si të mjaftueshëm për të pranuar kërkesën e palës mbrojtëse për ndërprerjen e paraburgimit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *