Home / Sport / Rosel: Një ditë Guardiolën e shoh president të Barçës

Rosel: Një ditë Guardiolën e shoh president të Barçës

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosel, beson se trajneri aktual, Pep Guardiola, një ditë mund të marrë vendin e tij në krye të klubit katalanas.

Në një intervistë për të përditshmen sportive spanjolle “As”, numri një i kampionëve të Spanjës foli për klubin në përgjithësi, si dhe për atë që ndjen mbi të ardhmen e tekniku aktual. Ai tha: “Skuadrës i jap notën 10, sepse më lart nuk mund të shkojë. Guardiola e di që ka një ofertë mbi tavolinë dhe që mund të rinovojë edhe për dy vite, plus një të tretë nëse do”.

Vijoi: “Më pëlqejnë gjërat kështu siç janë dhe nuk mendoj se ka ndonjë problem. Do të më pëlqente ta shihja Guardiolën si Fergusoni te Junajtid apo si Bekenbaueri te Bajerni i Mynihut. E mendoj edhe në postin e presidentit të këtij klubi”.

Rosel foli edhe për situatën me mbrojtësin Dani Alvesh, me të cilin vijojnë negociatat për shtyrjen e kontratës që skadon në vitin 2012: “Alvesh po bën atë që ka nevojë për t’u mbrojtur, po ashtu edhe ne. Nuk e imagjinoj dot skuadrën pa të, por askush nuk është mbi klubin. Do të ecim përpara, me apo pa të”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *