Home / Sport / Salihi, në 11-shen ideale në Austri

Salihi, në 11-shen ideale në Austri

Sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi u përfshi në ekipin ideal të pjesës së parë (dy fazat e para) të kampionatit austriak, në një përzgjedhje të bërë nga votuesit e faqes austriake “Sport10.at”.

Në “Dream Team”-in e kampionatit austriak Salihi formon dyshen e sulmit së bashku me Roman Khnieast të Shturm Gracit. Bomberi shkodran ka shënuar 10 gola gjatë këtij sezoni në kampionat, duke qenë golashënuesi më i mirë i Rapidit të Vjenës dhe i dyti më i mirë në renditje, pas Khnieastit me 13 gola.

Hamdi Salihi është i huaji i katërt në “Top 11”, së bashku me finlandezin Hekinenn, turkun Koçin dhe kroatin Shildengeld. Nga ekipi i Rapidit të Vjenës bëjnë pjesë edhe Tanju Kahjan dhe Markus Hekinen. Trajneri më i mirë i kësaj pjese të sezonit u zgjodh ai i Shturmit, Franko Foda.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *