Home / Lajme / Rajon / Selimi: Drenica ka derdhur gjak për lirinë e qytetarëve, e jo për hajninë e pushtetarëve

Selimi: Drenica ka derdhur gjak për lirinë e qytetarëve, e jo për hajninë e pushtetarëve

7 dhjetor-
Ndërsa kandidati Rexhep Selimi i uroi mirëseardhje Lëvizjes Vetëvendosje! në Drenicën e Adem Jasharit. Selimi tha se nuk mundet pa i përshëndetur edhe ish bashkëluftëtarët tij nga Brigadat 111 “Tigrat e Zi”, 113 “Mujë Krasniqi” dhe 114 “Fehmi Lladrovci”. Selimi tha se Drenica çdoherë në luftëra e ka paguar shtrenjtë lirinë, por sipas tij, ajo ka derdhur gjak për lirinë e qytetarëve, e jo për hajninë e pushtetarëve. I përcjellë me brohoritje “UÇK, UÇK …”, Selimi i ftoi qytetarët që më 12 dhjetor të bashkuar të votojnë për qeverinë që do të udhëheq shqip.

Në sallën e mbushur të Shtëpisë së Kulturës, në Drenas, Lëvizja Vetëvendosje! mbajti tubimin e radhës parazgjedhor. Para drenasve tubimin e hapi kandidatja për deputete, Zanita Halimi e cila i përshëndeti të pranishmit duke theksuar se Drenica ka qenë çdoherë në ballë të rezistencës kombëtare. Para qytetarëve folën edhe kandidatët për deputet Rifat Demaku, Arlindë Bytyqi, Bukurije Fazliu, Sadete Jashari-Aliu dhe Imer Halimi.

Kandidati Visar Ymeri foli për situatën e rëndë ekonomike në Kosovë, për të cilën fajësoi pushtetet e pasluftës. “Papunësia e varfëria nuk janë pasojë as e popullatës dembele e as e mungesës së pasurisë së Kosovës, por pasojë e politikanëve dembelë, e politikanëve që po e shesin pasurinë shoqërore e publike të Kosovës dhe që i hodhën punëtorët në rrugë, e politikanëve që e shiten ‘Feroniklin’ tuaj që e ndërtuat me djersë”, tha Visar Ymeri, thuhet në një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa kandidati Rexhep Selimi i uroi mirëseardhje Lëvizjes Vetëvendosje! në Drenicën e Adem Jasharit. Selimi tha se nuk mundet pa i përshëndetur edhe ish bashkëluftëtarët tij nga Brigadat 111 “Tigrat e Zi”, 113 “Mujë Krasniqi” dhe 114 “Fehmi Lladrovci”. Selimi tha se Drenica çdoherë në luftëra e ka paguar shtrenjtë lirinë, por sipas tij, ajo ka derdhur gjak për lirinë e qytetarëve, e jo për hajninë e pushtetarëve. I përcjellë me brohoritje “UÇK, UÇK …”, Selimi i ftoi qytetarët që më 12 dhjetor të bashkuar të votojnë për qeverinë që do të udhëheq shqip.

Me brohoritje dhe duartrokitje u prit edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, i cili i përshëndeti qytetarët e Drenasit me fjalët “Drenica me këtë tubim madhështor po tregon se është flakë edhe kur ka luftë edhe kur s’ka”. Kurti bëri thirrje për bashkim gjithëpopullor, në këtë kohë kur institucionet kanë ngecur. “Sa herë që kanë ngecur institucionet, ka qenë vullneti i popullit ai që ka çuar përpara proceset kombëtare. E deri këtu kemi ardhur duke iu falënderuar gjakut të dëshmorëve, ndërsa më tutje mund të ecim vetëm duke iu përmbajtur këtyre idealeve”. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *