Home / Lajme / Maqedoni / Shaqiri i zhgënjyer nga përçarja e faktorit politik shqiptar

Shaqiri i zhgënjyer nga përçarja e faktorit politik shqiptar

2 dhjetor-
“Kokëfortësia, inatet por edhe interesat e ngushta politike që i kanë verbëruar ata, nuk i lejoi liderët e partive shqiptare që të pranojnë ftesën për të festuar bashkërisht ditën e flamurit kombëtarë 28 nëntorin, në Sllupçan të Karadakut të Kumanovës, ku gjithashtu do të bisedonim edhe për çështjen e regjistrimit”, theksohet më tej në reagim.

Bashkimi Demokratik Kombëtarë-BDK, vlerësonë se tri partitë parlamentare shqiptare me reagimet dhe incidentin në Kuvend, pas miratimit të ligjit për regjistrimin e paralajmëruar për vitin e ardhëshëm, vetëm i kontribuojnë synimit të kryeministrit Nikolla Gruevski, për falcifikimin e numrit të shqiptarëve.

“Ne si parti vlerësojmë se BDI falcifikimit të regjistrimit po i kontribuon me vet faktin se lejoi miratimin e ligji të tillë, duke premtuar edhe regjistrim korrekt, sikur të kishte kontrollë të plotë tek Enti i Statistikës dhe komisioni për grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave, edhe pse dihet mirfilli se kjo nuk është ashtu”, thuhet në reagimin e BDK-së, që udhëhiqet nga Hisni Shaqiri.

Kjo parti reagon edhe ndaj partive opozitare të cilat vazhdojnë të mos i unifikojnë qëndrimet e tyre.

“PDSH si parti opozitare, pa koordinim me subjektet tjera opozitare, paralajmëron bojkot. Ndërsa DR-ja bën zhurmë dhge incidente, të cilat aspak nuk kanë për synim gjetjen e një zgjidhje të vërtetë për rrezikun e falcifikimit të regjistrimit, por thjesht përfitimin e poenave politik. Të gjitha këto qëndrime ndaras, nuk paraqesin asgjë tjetër, përpos që mund të kualifikohen si shum zhurmë për diqka shum të ulët, që anashkalon synimin madhorë”, vlerëson BDK.
Sipas BDK-së, e tërë kjo, i kontribuon vetëm synimit të palës tjetër për të rrezikuar kategorinë kushtetuese të 20%, e cila sadopak garanton disa të drejta për shqiptarët e Maqedonisë.

“Kokëfortësia, inatet por edhe interesat e ngushta politike që i kanë verbëruar ata, nuk i lejoi liderët e partive shqiptare që të pranojnë ftesën për të festuar bashkërisht ditën e flamurit kombëtarë 28 nëntorin, në Sllupçan të Karadakut të Kumanovës, ku gjithashtu do të bisedonim edhe për çështjen e regjistrimit”, theksohet më tej në reagim.

Kjo parti thotë se, shkelmimet e tyre tanimë pas miratimit të ligjit, paraqesin një lojë shum të rrezikshme, sepse ato nuk kanë të bëjnë me asgjë tjetër përposme tentimin për të mbuluar dështimet e tyre politike, që i ka të njohura edhe opinioni.

“Ne si BDK, me vlerësimet tona politike jemi munduar të jemi transparent dhe nuk kemi ngurruar ti ftojmë për bashkëpunim dhe bashkëkoordinim, rreth çështjeve me interes kombëtarë. Por pas tërë kësaj lirisht mund të vlerësojmë se ata nuk janë serioz dhe nuk ja vlenë që të merremi me ta për këto çështje, sepse është evidente se rrugët i kemi të ndryshme, kur janë në pyetje interesat kombëtare”, thuhet në fund të reagimit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *