Home / Lajme / Maqedoni / Shkëndija fiton ndaj Renovës

Shkëndija fiton ndaj Renovës

5 dhjetor-

Me këtë fitore Shkëndija sërisht është lidere e tabelës me 32 pikë ndërsa Renova në vendin e dytë me 31.

Në një atmosferë impozante para 13.000 shikuesve dhe mysafirëve të shumtë mes të cilëve ishte edhe kryetari Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka, Shkëndija ka dhuruar spektakel si Barcelona dhe ka deklasuar ekipin e Renovës me rezultat të thellë 4 – 1 me golat e shënuar nga Nebi Mustafi në minutën e 11’, Izair Emini në min. e 15’ dhe Ardian Nuhiu në min. e 25’.

Në minutën e 33’ të ndeshjes ndeshjes Stepanoski I Renovës shënoi per të zbutur rezultatin dhe për të përfunduar 3 me 1 pjesa e parë për Shkëndijën.

Në fillimin e pjesës së dytë Ferhan Hasani nga gjuatja e lirë shënoi golin e katërt dhe përfundimtar me të cilën vulosi fitoren e thellë të Shkëndijës. Rezultati do të ishte më I thellë sikur Shkëndija të kishte shfrytëzuar 3 raste të 100% për gol në pjesën e dytë të takimit.

Me këtë fitore Shkëndija sërisht është lidere e tabelës me 32 pikë ndërsa Renova në vendin e dytë me 31.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *