Home / Sport / Shkëndija kampion vjeshtor

Shkëndija kampion vjeshtor

11 dhjetor-
Kampion vjeshtor është skuadra kuqezi, Shkëndija e Tetovës, ekip e cila në përballjen me ekipin e Horizont Turnova që u zhvillua në Strumicë ka fituar me rezultat 1-0 me golin e vetëm që e ka shënuar Fehran Hasani në pjesën e dytë të ndeshjes.

Me ndeshjet e javës së 18-të të sezonit vjeshtor që u zhvilluan sot përfundoi pjesa e parë e kampionatit republikan të futbollit në ligën e parë. Kampion vjeshtor është skuadra kuqezi, Shkëndija e Tetovës, ekip e cila në përballjen me ekipin e Horizont Turnova që u zhvillua në Strumicë ka fituar me rezultat 1-0 me golin e vetëm që e ka shënuar Fehran Hasani në pjesën e dytë të ndeshjes.
Përndryshe skuadra e Shkëndijës gjatë 90 minutave ka pasur shumë më tepër raste dhe rezultati realisht është dashur të jetë shumë më I lartë, por megjithatë tre pikët e fituara në këtë përballje kanë siguruar këtij klubi suksesin historik pasi përherë të parë bëhet kampion i sezonit vjeshtor.
Skuadra e Renovës në përballjen me ekipin e Teteksit shënoi fitore me rezultat 2-1 me golat që i kanë shënuar Burhan Emurllahu dhe Ylber Aliu në pjesën e parë të ndeshjes, ndërsa golin e vetëm për ekipin e Teteksit e ka shënuar kapiteni Zaharievski nga penalitia disa minuta para përfundimit të ndeshjes. Me këto tre pikë Renova mbetet në pozitën e dytë të tabelës.
Sa I përket ndeshjeve tjera në derbin që u zhvillua në Autokomand Rabotniçki ishte më emirë ese Metalurgu dhe tani në fund të sezonit u ngjitë në pozitën e tretë me 32 pikë.
Ndeshje më dramatike ishte në Manastir ku Pelisteri vendas sa ka shëuna fitore kundër skopjes 5-4,
Rezulatet e javës s ë 18-të:
Horizont Turnova – Shkëndija 0-1,
Renova – Teteksi 2-1,
Pelisteri – Skopje 5-4,
Metalurgu – Rabotniçki 0-1, dhe
Vardari – Napredoku 2-1.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *