Home / Sport / Shkëndija mundi 4:1 Renovën

Shkëndija mundi 4:1 Renovën

Shkëndija ka mundur Renovën me rezultatin e lartë 4:1 në ndeshjen kryesore të javës së 17-të të elitës së futbollit vendor. Në atmosferë impozante, para më shumë se 12 000 spektatorëve ‘kuq e zinjtë’ treguan lojë të shkëlqyeshme duke rikthyer pozitën e parë në renditje. Në një atmosferë impozante dhe mysafirëve të shumtë mes të cilëve ishte edhe kryetari Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka, Shkëndija ka dhuruar spektakel si Barcelona dhe ka deklasuar ekipin e Renovës.

Ndeshja e shumë e pritur mes skuadrave lokale të Tetovës, Shkëndijës dhe Renovës i ka takuar skuadrës ‘kuq e zi’, të cilët shënuan fitore të larë me rezultatin 4-1. Ishte ky takim i zhvilluar në një atmosferë fantastike, ku në tribuna ishin tubuar mbi 12 mijë tifozë, ndërsa loja e treguar nga ana e të dyja skuadrave meriton notën më të lartë. Shkëndija ishte më e suksesshme në këtë drejtim, duke arritur që në fazën e hershme të ndeshjes ta dërgoj kundërshtarin në nock-doun, dpasi shënoi tre gola të shpejtë. Së pari në minutën e 10-të kapiteni Nebi Mustafi, nga gjuajtja e lirë shfrytëzoi pakujdesinë e portierit Mushica, duke shënuar për 1:0 dhe duke shkaktuar delirium në shkallët e stadiumit të qytetit në Tetovë. Tre minuta më vonë aksion tjetër i bukur i Shkëndijës ndërsa finalizim të saktë sjell Izair Emini duke ngritur epërsinë në 2:0. Kampionët në fuqi në këto momente ishte të çorientuar në fushë, ndërsa këtë gjë e shfrytëzuan futbollistët ‘kuq e zi’, të cilët në minutën e 25-të të përballjes përmes Ardian Nuhiut, çuan rezultatin në 3:0. Pas golit të tretë të pranuar ishte për tu pritur që Renova të tentojë të përgjigjet, kështu që në minutën 34 përmes Stepanovskit arritën të zbusin rezultatin në 3:1. Në minutat e fundit të pjesës së parë Renova ishte skuadra që sulmonte dhe kërkonte golin e dytë për tu rikthyer në ndeshje, mirëpo 45 minutat e para u mbyllën me rezultatin 3:1. Në fillim të pjesës së dytë kushtimisht thënë ‘skuadra mysafire’ ishte e orientuar në sulm, mirëpo goli erdhi në anën tjetër. Zhvillohej minuta e 50-të e takimit kur Ferhan Hasani goditi nga gjuajtja e lirë, topi ndryshoi kahje në murin e gjallë dhe u ndal në rrjetën e Kushtrim Mushicës për rezultatin 4:1. Në vazhdim Shkëndija vazhdoi të dominojë duke krijuar shumë rastë për të shënuar, mirëpo falë mos-efikasitetit në sulm rezultat mbeti 4:1. Në anën tjetër Renova përmes Ylber Aliut shënoi gol, i cili u anulua nga ana e arbitrave, me arsyetimin e topi kishte kaluar vijën fundore. Me këtë fitore Shkëndija rrimer pozitën e parë në renditjen tabelare, me shumë gjasa për tu shpallur kampion vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni.
Ndërkohë ndeshja tjetër që u zhvillua ditën e dielë mes ekipit të Bregallicës dhe Metalurgut i takoi skuadrës mysafire, të cilët fituan me rezultat 2:1. Ndërkaq në përballjet tjera që u zhvilluan të shtunën u arritën këto rezultate. Rabotniçki në stadiumin “Filipi i Dytë” mposhti Pelisterin me rezultat 3:0, Teteksi dhe Sileksi luajtën barazi 1:1, Napredoku u mposht në stadiumin e vet nga ekipi i Horizontit. Skopje në Autokomandë me rezultat minimal 1:0 fitoi Vardarin.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *