Home / Sport / Shkëndija – Renova, festë e futbollit shqiptar

Shkëndija – Renova, festë e futbollit shqiptar

“Sukseset në kampionat dhe triumfi në turneun ‘Kupa e Pavarësisë 2010’ kanë ngritur atmosferën në taborin e Renovës, teska shpresojmë të vazhdojmë me rezultatet pozitive. Të dielën ndeshemi me vëllezërit tonë të Shkëndijës dhe presim një festë të futbollit, ku do të triumfojë kultura dhe sjellja shqiptare. Ne gëzohemi në sukseset e Shkëndijës, të cilët me meritë qëndrojnë në kreun e rendjes së Ligë së Parë”, – deklaroi për ‘Koha’-n, koordinatori i KF Renova, Enver Sulejmani.

Skuadra kampione e futbollit të Maqedonisë, Renova nga fshati Xhepçisht i Tetovës duket se pikërisht në kohë të duhur ka gjetur formën optimale. Pasi gjatë gjithë sezonit vjeshtor u përballën me probleme të natyrave të ndryshme, të cilat sollën shumë oscilime në skuadër dhe pikë të humbura, ardhja e trjanerit kosovar Bylbyl Sokoli duket se ka ndryshuar gjërat rrënjësisht. Tre ndeshje me rradhë ‘gjipspunuesit’ fitojnë pa gol të pranuar, duke deklasuar në Tetovë Vardarin 4:0 dhe Napredokun 5:0, ndërsa fituan si mysafirë 1:0 Skopjen, në një takim ku xhepçishtasit lujatën me 9-të futbollistë. Fitorja e të shtunës përballë Napredokut dhe më pas paraqitja e suksesshme në turneun ndërkombëtar ‘Kupa e Pavarësisë 2010’ e zhvilluar në Vlorë, ku Renova zuri vendin e parë, ka ngritur disponimin në maksimum në taborin e kampionëve, të cilët këtë javë i pret derbi i madh tetovar me Shkëndijën.

“Sukseset që po shënon skuadra kohëve të fundit na kanë gëzuar pa massë, ndërsa atmosfera në ekip është në shkallën më të lartë. Duket se ardhja e trajnerit Bylbyl Sokoli ka ndryshuar gjërat në aspekt pozitiv dhe ne jemi të kënaqur për këtë fakt. Skuadra duket shumë e fortë në fushë dhe si rezultat i një loje të tillë erdhën sukseset me Vardarin, Skopjen dhe Napredokun”,-deklaroi koordinatori i KF Renova, Enver Sulejmani, i cili më pas u ndërlidh me pjesëmarjen e skuadrës në turneun mbarëkombëtar kushtuar Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntorit. “Mund të them vetëm fjalët më të mira. Në emrin tim por edhe në emër të gjithë stafit të KF Renova falemenderojmë Federatën Shqiptare të Futbollit për nderin që na bënë me ftesën për turneun ‘Kupa Pavarësia 2010’, si dhe për pritjen madhështore dhe respetkin që treguan për ne gjatë gjithë qëndrimit tonë në Shqipëri. Ne ndjehemi krenar që në fund dolëm fitues të turneut, duke shpresuar se me nder prezantuam futbollin e kësaj ane. Sigurisht që ky sukses dhe fitoret e fundit në kampionat kanë ngritur atmosferën në ekip dhe ne shpresojmë në fitore të rradhës”,-shtoi Suljemani. Ai për fund u ndërlidh me ndeshjen e rradhës, kur të dielën Tetova sjell derbin lokal mes Shkëndijës dhe Renovës.

“Dua të them se të dielën në Tetovë nuk do të jetë vetëm një ndeshje futbolli, por do të jetë një festë e vërtetë e shqiptarëve të Maqedonisë. Ndoshta do të ishte më mirë që ky takim të përputhej me datën 28 Nëntorr, për t’ia kushtuar Ditës së Pavarësisë. Ne jemi kampion aktual dhe lider të renditjes, ndërsa përballë do të kemi vëllezërit tonë Shkëndijën. Kjo skuadër vitin e kaluar me meritë fitoi titullin e kampionit në Ligën e Dytë, duke u rrikthyer aty ku e ka vendin, në Ligën e Parë. Këtë sezon Shkëndija është duke impresionuar me paraqitjet e bukura dhe ne përzëmërsisht i përgëzojmë për punën që bëjnë. Të dielën presim lojë ferr, korrekte në të cilën do të mbizotërojë sjellja dhe kultura shqiptare. Presim numër të madh të shikuesëve, duke patur parasysh mbështetjen e madhe që ka Shkëndija, ndërsa në fund pa marrë parasysh rezultatit, mendoj se do të fitojmë të gjithë, do të fitojë Tetova dhe futbolli shqiptar, për t’i treguar opinionit dhe këtij shteti se ne nuk jemi shkaktarë të problemeve dhe se kultura jonë është në nivel të lartë. Ftoj të gjithë adhuruesit e futbollit të dielën të vijnë në stadium, për të madhështuar ndeshjen, e cila siç thash më lartë më shumë do të jetë një festë. Shkëndija dhe Renova duhet të gëzohen në sukseset e njëra-tjetrës dhe dhashtë Zoti në fund të kampionatit të syja së bashku të sigurojnë dalje në Kupat Europiane”,-përfundoi Enver Sulejmani, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë bordit drejtues të KF Shkëndija.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *