Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptarët kanë koeficientin më të lartë të inteligjencës

Shqiptarët kanë koeficientin më të lartë të inteligjencës

27 dhjetor-
E përditshmja “Gazeta Shqiptare” raportoi se Shqipëria është në krye të listës, duke lënë pas 46 vende të tjera. Sondazhi është bërë me 47 popuj, ndërkohë që Shqipëria ka arritur një nivel inteligjence prej 114.95, e ndjekur nga Spanja me një koeficient inteligjence 111.79, ndërsa vendi i tretë mbahet nga Hong Kongu me një koeficient 111.69.

Shqiptarët kanë koeficientin më të lartë të inteligjencës, bëhet e ditur sipas një sondazhi të nxjerrë nga Bashkimi Evropian.

E përditshmja “Gazeta Shqiptare” raportoi se Shqipëria është në krye të listës, duke lënë pas 46 vende të tjera. Sondazhi është bërë me 47 popuj, ndërkohë që Shqipëria ka arritur një nivel inteligjence prej 114.95, e ndjekur nga Spanja me një koeficient inteligjence 111.79, ndërsa vendi i tretë mbahet nga Hong Kongu me një koeficient 111.69.

Lista vazhdon me Gjermaninë, Qipron, Zvicrën, Kanadanë, SHBA, ndërsa në vend të fundit renditet Bullgaria me një koeficient inteligjence 101.99. Sondazhet kryhen ‘online’, në dy seksione të ndryshme. I pari është seksioni i inteligjencës së lindur ku testi përbëhet nga ushtrime për të gjetur aftësitë tuaja të mendimit në mënyrë logjike në sferën e simboleve gjeometrike.

Ndërsa, faza e dytë ka të bëjë me inteligjencën numerike ku testet fokusohen tek llogaritjet/shikimi i njohurive të mbledhjes, zbritjes, shumëzimit, pjesëtimit, puna me radhët matematikore.

Inteligjenca numerike i përket atyre sfera aftësish, të cilat influencohen nga edukimi, ambienti social dhe mosha.

Formulën bazë të IQ e ka krijuar në vitin 1912 psikologu gjerman William Stern, kur ka përcaktuar shkallën e inteligjencës si lidhje të “moshës mendore” të parashikuar dhe moshës kalendarike. Nëse për shembull një djalë dhjetë vjeçar ka aftësitë intelektuale në shkallën e 13 vjeçarit, atëherë IQ e tij është e barabartë me 130 (100×13/10).

Gjatë testimit përdoren ushtrime të ndara sipas faktit, se si mesatarisht personat e mëdhenj në moshë janë të aftë t’i kryejnë ato. Mosha mendore përcaktohet sipas ushtrimeve më të vështira, të cilat ishte i aftë t’i zgjidhte personi i testuar. Si IQ mesatare quhet IQ nga 90-110. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *