Home / Lajme / Maqedoni / Shteti shpërndan dhurata për fëmijët e ‘branitellave’, harrohen fëmijët e dëshmorëve

Shteti shpërndan dhurata për fëmijët e ‘branitellave’, harrohen fëmijët e dëshmorëve

27 dhjetor-
Ndërkohë që, kujdesi i shtetit ndaj fëmijëve të dëshmorëve dhe ish-ushtarëve të UÇK-së mbetet një kërkesë e parealizuar, edhe pas dhjetë viteve përfundim të Luftës së vitit 2001.

Presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov, ka vizituar sot fëmijët e ushtarëve të vrarë të Armatës së Maqedonisë dhe të ushtarakëve që shërbejnë në misionet paqeruajtëse, me rastin e festave të fundvitit.

Me këtë rast, Ministria e Mbrojtjes u ka shpërndarë atyre rreth 180 dhurata, ndërsa është organizuar edhe një ceremoni me program festiv për ta.

Ndërkohë që, kujdesi i shtetit ndaj fëmijëve të dëshmorëve dhe ish-ushtarëve të UÇK-së mbetet një kërkesë e parealizuar, edhe pas dhjetë viteve përfundim të Luftës së vitit 2001.

Edhe përkundër premtimeve të shumta nga partia shqiptare në pushtet për sigurimin social të familjeve të dëshmorëve dhe pjesëtarëve të mëparshëm të UÇK-së, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Fëmijët jetimë shqiptarë edhe këtë vit të ri do ta kalojnë në kushtet e rënda, si pasojë e shkatërrimit të pasurive dhe të mirave materiale nga lufta e vitit 2001. Zhurnal

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *