Home / Lajme / Maqedoni / Shtrenjtohet jeta në Maqedoni

Shtrenjtohet jeta në Maqedoni

26 dhjetor-
Sipas ekspertëve rritja e energjisë elektrike për 6,36 për qind si dhe rritja e çmimit të derivateve të naftës mund të ndikojnë në rritjen e shkallës së inflacionit, i cili do të reflektojë negativisht në standardin jetësor të qytetarëve.

Përderisa ekonomitë botërore po sanojnë dëmet e shkaktuara nga kriza e ekonomike globale, Maqedonia po vazhdon të zhytet në një krizë akoma më të thellë ekonomike.

Rritja e çmimeve të konsumit të përditshëm s`ka të ndalur. Kohë më parë u shtrenjtua buka, kurse pas vitit të ri paralajmërohet edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike, ngrohjes, derivateve të naftës, ushqimit etj.

Qytetarët, sidomos rastet sociale ankohen se nuk munden ti përballojnë rritjes së shpeshtë të çmimeve, për faktin se rrogat janë shumë të ulëta, ndërsa një pjesë e madhe mbijetojnë me ndihma sociale.

“Për çdo ditë rritet numri i të papunëve dhe rasteve sociale, ndërsa çmimet poashtu rriten. Vaj halli për ne të varfrit. Nuk mundemi të sigurojmë as një kafshatë buke për familjet tona”, thotë A. Hoti, aktualisht ekonomistë i papunë, raporton INA.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) theksojnë se përmes një strategjie nacionale, varfëria dhe përjashtimi social në Maqedoni do të pakësohet me masa dhe aktivitete në disa sfera si puna dhe punësimi, arsimi, shëndetësia, mbrojtja sociale.

Ministri i MPPS-së, Xhelal Bajrami ka theksuar se masat dhe aktivitetet të cilat janë projektuar në strategji, Maqedonia dëshiron të përballet me pasojat që iu lanë popullatës si varfëria, pabarazia, përjashtimi social, papunësia, migracioni i të rinjve, plakja e popullatës etj.

Ndërkaq, partitë opozitare në Maqedoni vlerësojnë se rritja e çmimeve të mallrave, e cila po godet shtresat e varfra, është një dështim mbi politikat ekonomike të qeverisjes aktuale.

Sipas ekspertëve rritja e energjisë elektrike për 6,36 për qind si dhe rritja e çmimit të derivateve të naftës mund të ndikojnë në rritjen e shkallës së inflacionit, i cili do të reflektojë negativisht në standardin jetësor të qytetarëve.

Raportet e organizatave ndërkombëtare bëjnë të ditur se klima e rëndë biznesore në vend paraqet pengesë serioze në afarizmin e ndërmarrjeve që rrjedhimisht do të rrisin çmimet për të rikthyer fuqinë blerëse sa herë që kanë probleme në funksionalitetin e tyre.

Banka Popullore paralajmëroi se gjatë këtij viti ekonomia e vendit ëshë nën rrezikun inflacionit, por se nuk pritet që inflacionin ta kaloj 2 për qindshin. Përfaqësuesit e kësaj banke thonë se deri më tani Qeveria e Maqedonisë nuk ka intervenuar me masa konkrete për ti evituar pasojat e mundeshme në ekonomi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *