Home / Sport / Simao nënshkruan me turqit e Beshiktashit

Simao nënshkruan me turqit e Beshiktashit

Mesfushori portugez Simao Sabroza ka arritur një marrëveshje me turqit e Beshiktashit, duke i dhënë fund karrierës së tij me klubin spanjoll të Atletikos së Madridit.

Simao bëhet portugezi i tretë në radhët e këtij klubi, pas Kuarezmës dhe Fernandezit. Gjithashtu, mediat turke raportojnë se klubi nga Stambolli ka arritur të sigurojë shërbimet e Hugo Almeidës nga gjermanët e Verder Bremenit.

Simao ka nënshkruar me Beshiktashin për dy sezone e gjysmë, ku për pjesën e mbetur të këtij sezoni do të marrë 2.2 milionë euro. Për dy sezonet e tjerë, Simao do të përfitojë 2.5 milionë euro në vit.

Futbollisti i përfaqësueses portugeze u aktivizua për tre sezone e gjysmë me Atletikon e Madridit, duke fituar një herë Ligën e Evropës dhe Superkupën e kontinentit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *