Home / Sport / Të dielën ‘përplasen’ Shkëndija dhe Renova

Të dielën ‘përplasen’ Shkëndija dhe Renova

Shkëndija dhe Renova do të takohen mes veti të dielën në ndeshjen më interesante të javës së 17-të në elitën e futbollit në Maqedoni. Nga ky takim drejtëpërsëdrejti do të mësohet se cila prej këtyre dy skuadrave do të jetë më afër titullit të ‘kampionit vjeshtor’. Ndërkohë përballjet tjera të javës së 17-të do të zhvillohen të shtunën.

Kjo fundjavë sjell ndeshjet e javës së 17-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, në të cilat vëmendja kryesore do të jetë drejt Tetovës, ku do të zhvillohet jo vetëm derbi i javës, por ndoshta edhe derbi i gjysmëstinorit vjeshtor në mes të skuadrave lokale Shkëndijës dhe Renovës. Përveç rivalitetit të madh që kanë këto dy skuadra, kësaj rradhe dueli ka vlerë edhe më të madhe, pasi mes veti takohen dy ekipet që realisht treguan më shumë në gjysmësezonin vjeshtor. Renova për momentin mban pozitën e parë me 31 pikë të tubuar, 2 më shumë se Shkëndija që mban vendin e dytë. Nga fituesi i këtij dueli do të varet shumë edhe emri i skuadrës që do të shpallet ‘kampione e vjeshtës’. Shkëndija është në formë të mirë dhe këtë pjesë të kampionatit ka dominuar në të gjitha takimet, pa marrë parasysh rezultatin përfundimtar, ndërsa Renova kohëve të fundit me ardhjen e trajnerit Sokoli luan në formë të madhe, kështu që shpreson këtë takim ta mbyll në favor të vetin.
Ndërkohë 5 takimet tjera të javës përkatëse do të zhvillohen të shtunën, në të cilat Rabotniçki shpreson në tre pikë përballë Pelisterit, Metalurgu është mysafire e Bregallnicës, Teteksi pret Sileksin, Napredoku takohet me Horizontin, ndërsa Skopje përballet me Vardarin në duelin e skuadrave nga Shkupi.

Dyshet e javës së 17-të:
Rabotniçki-Pelisteri,
Bregallnica-Metalurgu,
Teteksi-Sileksi,
Napredoku-Horizonti,
Skopje-Vardari,
Shkëndija-Renova.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *