Home / Lajme / Maqedoni / Tetova dhe Elbasani thellojnë bashkëpunimin

Tetova dhe Elbasani thellojnë bashkëpunimin

1 dhjetor-
Zyra do të jetë nës shërbim të qytetarëve të cilët janë nga Elbasani por jetojnë në Tetovë dhe anasjelltas, në lidhje me martesat që ekzistojnë mes dy qyteteve.
Poashtu zyra do të jetë në shërbim të sektorit të biznesit të cilët dëshirojnë të zgjerojnë bizneset e tyre edhe me Elbasanin dhe këmbimin e përvojave dhe mallrave”, tha Bexheti.

Pas binjakëzimit mes komunës së Tetovës dhe Elbasanit, prej sot kanë filluar edhe realizimi i pikave të marrëveshjes për binjakëzim të nënshkruar një vit më parë.

Hapi i parë konkret në këtë drejtim është hapja e zyrës koordinative në Tetovë, në objektin ku ka qenë më parë Radio Tetova në Çarshinë e Epërme.

Koordinator kësaj zyre në Tetovë do të jetë Arben Llalla.Për këtë qëllim sot në Tetovë ka qëndruar kryetari i bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini i cili ka realizuar takim me kryetarin e komunës së Tetovës Sadi Bexheti.

”Zyra do të funskiononë në bazë të marrëveshjes për binjakëzim dhe në bazë të programës për IPA fondet ku janë paraparë disa sfera, si ekonomia, e cila funksionon që gjashtë muaj, sfera kulturore dhe historike, që do të inicohet nga zyra e cila u hap të mërkurën.

Zyra do të jetë nës shërbim të qytetarëve të cilët janë nga Elbasani por jetojnë në Tetovë dhe anasjelltas, në lidhje me martesat që ekzistojnë mes dy qyteteve.

Poashtu zyra do të jetë në shërbim të sektorit të biznesit të cilët dëshirojnë të zgjerojnë bizneset e tyre edhe me Elbasanin dhe këmbimin e përvojave dhe mallrave”, tha Bexheti.

Ndërsa kryetari I bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, tha se ky bashkëpunim trason rrugën që është vensour para 65 vitesh me ardhjen në Tetovë të mësuesve nga normalja e Elbasanit.

“Më vjen mirë që gjeta gatishmëri nga komuna e Tetovës, për të vijuar pikat e bashkëpunimit të vendosura një vit më parë. Shpresoj se një rrugë e filluar 65 vite më parë, kur normalistët e Elbasanit, erdhën në Tetovë dhe hapën një gjimnaz këtu. Ky është një rrugëtim për të vijuar misionin kombëtar, patriotik, ndërkulturor mes dy qyteteve që kanë bashkëpunuar shumë kohë përpara.

Kam ftuar për një bashkëpunim edhe bibliotekën e Tetovës me bibliotekën e Elbasanit, pasi që biblioteka jonë është e treta më e madhe në Shqipëri dhe mendoj se bashkëpunimi ndërkulturor do të jetë në shërbim edhe të qytetit tuaj”, tha Sejdini.

Ndryshe kryetari i bashkisë së Elbasanit, ditë më parë, Qazim Sejdini, është futur në listën e kryebashkiakëve më të suksesshëm të planetit. Lajmi është bërë publik në sajtin zyrtar të CITY MAYORS, i cili merret me shpalljen e fituesve të kryebashkiakëve më të mirë të botës.

Emri i kryebashkiakut të Elbasanit radhitet mes emrave të 50 qyteteve më të rëndësishëm të rruzullit, mes të cilëve përmenden: Amsterdami, Athina, Barcelona, Berlini, Bolonja, Boni, Breme, Hamburgu, Krakovi, Londra, Lioni, Moska, Parisi, Roma, Shtudgardi, Viena, Zyrihu, etj.

Sejdini, kërkon një mandat të dytë në zgjedhjet e majit të ardhshëm, tregon arritjet konkrete të bashkisë së tij, që kontribuojnë në hapjen e rrugës për anëtarësimin në BE të Shqipërisë.(U.H)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *