Home / Lajme / Maqedoni / Tetova stoliset për vitin e ri

Tetova stoliset për vitin e ri

29 dhjetor-
Qytetarët mund të vërejnë se tashmë janë zbukuruar gati të gjitha bulevardet, duke filluar nga bulevardi “Ilindenska”, bulevardi “Iliria”, ndërsa theks të veçantë i është kushtuar qendrës së qytetit ku është vendosur pema e vitit të ri dhe është zbukuruar brendësia e saj. Vlera totale e këtij investimi kap shifrën prej 1 milion e 500 denarëve”, tha Flakran Pustina, zëdhënës i komunës së Tetovës.

Në prag të festive të fundvitit komuna e Tetovës morri aksion për stolisjen e qytetit. Kështu me llamba ndriçuese janë stolisur të gjitha rrugët dhe bulevardet më të rëndësishme në qytet, ndërsa rëndësi të veçantë i është kushtuar sheshit “Iliria”. Sipas zëdhënësit Flakran Pustina, janë stolisur bulevardet kryesore në qytet.

“Në prag të festave të fund vitit, është punuar me intenistet për zbukurimin e qytetit.

Qytetarët mund të vërejnë se tashmë janë zbukuruar gati të gjitha bulevardet, duke filluar nga bulevardi “Ilindenska”, bulevardi “Iliria”, ndërsa theks të veçantë i është kushtuar qendrës së qytetit ku është vendosur pema e vitit të ri dhe është zbukuruar brendësia e saj.
Vlera totale e këtij investimi kap shifrën prej 1 milion e 500 denarëve”, tha Flakran Pustina, zëdhënës i komunës së Tetovës.

Ndërkohë, njësiti teritorial kundër zjarit që funksionon në kuadër të komunës së Tetovës, apelon qytetarët që në prag të festave të fundvitit të kenë kujdes me përdorimin e aparateve elektrike dhe aparateve të tjera që punojnë me karburante.

Sipas udhëheqësit të zjarrëfikësve Kamber Sadiku, qytetarët të cilët do ti kalojnë festat e fundvitit jashtë shtëpive dhe banesave të tyre, me vëmendje duhet ti verifikojnë instalimet elekrike dhe mjetet e nxemjes. “Në këtë mënyrë mund të parandalojmë zjaret eventuale të cilët mund të shkaktojnë pasoja të rënda”, tha Sadiku.

Gjithashtu, apelohen qytetarët që gjatë festave të mos përdorin mjete piroteknike, në mënyrë që të mos të vijë në pasoja të padëshiruara.Edhe policia e Tetovës, ka apeluar që gjatë festave të fund vitit, të mos përdorin mjete piroteknike.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *