Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë:Hapet libri i zisë për heroin e paqës

Tetovë:Hapet libri i zisë për heroin e paqës

23 dhjetor-
“Ideja e organizimit të këtij manifestimi është solidarizimi me popullin amerikan dhe me një diplomat të kalibrit të diplomacisë amerikane pasi janë përgjigjur këtij manifestimi shumë njerëz përfaqësues të instancave të rëndësishme mundë të themi se ka qenë vërtetë një hero i paqes dhe lirisë në gjithë botën” tha Gëzim Sulejmani, koordinator i ACM në Tetovë.

Urim Hasipi
Është hapur në këndin amerikan në Tetovë, të hënën mbrëma libri i zisë për diplomatin amerikan Rechard Holbrooke. Ky aktivitet është bërë në bashkëpunim me akademinë diplomatike shqiptare dhe këndin amerikan në Tetovë.

Një pjesë e personaliteteve të ndryshme nga Tetova, janë nënshkruar në këtë libër për të dhënë mesazhet e tyre për diplomatin e njohur amerikan.

“Ishte një aktivitet i ideuar nga Akademia Diplomatike Shqiptar, dhe mbështetur edhe nga këndi amerikan në Tetovë, mendoj se ne I kemi shumë borxh zotit Rechard Holbrooke si një diplomat që dha mjaft për paqen në ballkan dhe si një arkitekt për të ardhmen e Ballkanit perendimorë”, tha Arsim Sinani, nga ADSH-ja.

Ndërkaq, Holbrooke, është cilëuar si njeri ipaqës nga ana e këndit amerikan në Tetovë.

“Ideja e organizimit të këtij manifestimi është solidarizimi me popullin amerikan dhe me një diplomat të kalibrit të diplomacisë amerikane pasi janë përgjigjur këtij manifestimi shumë njerëz përfaqësues të instancave të rëndësishme mundë të themi se ka qenë vërtetë një hero i paqes dhe lirisë në gjithë botën” tha Gëzim Sulejmani, koordinator i ACM në Tetovë.

Holbrooke, për Shqiptarët e Kosovës ka qenë një mik i madh dhe njeri që ka kuptuar gjithnjë popullin tonë por edhe gjithë rajonin, është shprehur me këtë rast ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Skender Durmishi.

“Ai ishte vërtetë një mik i Kosovës dhe që kuptonte kauzën e drejtë të Kosovës, dhe kishte besim në të arhdmen e saj.

Por ishte edhe mik I dëshmuar edhe irajonit, prandaj ky aktivitet që keni bërë sot hapjen e librit të zisë është një gjest shumë me vend nga an e organizatorëve të këtij aktiviteti.

Pra historia më e re e Kosovës nuk mundë të shkruhet apo mendohet pa emrin e tij” deklaroi Durmishi.

Ata që shkruajtën në librin e zisë në Tetovë, theksuan rolin pozitiv që ka luajtur Holbrook si diplomat i paqës.Diplomatik amerikan Rechard Holbrooke, ka lindur më 24 Prill të vitit 1941 ndërsa ndëroi jetë më 13 dhjetor të këtij viti.

Gjatë ditëve në vazhdim kanë vijuar të nënshkruhen në këtë libër edhe shumë personalitete të ndryshme të jetës politike dhe shoqërore në vend.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *