Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:viti 2010 viti i zbulimit të dosjeve

Thaçi:viti 2010 viti i zbulimit të dosjeve

29 dhjetor-
“Ky njeri me një mijë maska, ky njeri dhe ky zotëri me një milion fytyrë vazhdon të sillet se kjo është një film me seriale të shumta, vazhdon të sillet në atë mënyrë se kjo nuk do të mer fund, jo, jo, kjo ka marrë fund, e kërkove zotëri të zezën mbi të bardhë dhe e fitove të kaltër mbi të bardhë”, tha Thaçi.

Kryetari I Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, në takimin e fundit me gazetarë për vitin 2010, duke folur për zhvillimit politike në vend, tha se ky ishte viti më fatkeq, me i dëmshëm dhe më negativ për shqiptarët e Maqedonisë në 20 vitet e fundit.

Por sipas Thaçit, gjithë kjo fatkeqësi ka një fatmirësi, sepse gjithmonë kur shqiptarët e Maqedonisë pësojnë këso goditjesh, PDSH-ja, forcohet dhe e mer veten, dhe ky është viti më i mirë për PDSH-në.

“Ky vit për Maqedoninë, për qytetarët e saj dhe shqiptarët karakterizohet edhe me një ngjarje tjetër.

Përfundimisht, qeveria e Maqedonisë, me këtë politikë, që ka drejtuar vitin e fundit, mori një vulë negative për proceset drejt NATO dhe Unionit Evropian”, deklaroi Thaçi, në pres konferencën me gazetarë në hotel Liraku në Tetovë.

Ai më tej tha se ky vit, karakterizohet edhe me një të arritur të jashtëzakonshme dhe historike të shqiptarëve të Maqedonisë, zbulimin e dokumenteve sekrete të cilët vërtetojnë katërcipërisht se drejtuesit e konfliktit të 2001 dhe drejtuesit e tanishëm të BDI-së, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete jugosllave.

“Ky njeri me një mijë maska, ky njeri dhe ky zotëri me një milion fytyrë vazhdon të sillet se kjo është një film me seriale të shumta, vazhdon të sillet në atë mënyrë se kjo nuk do të mer fund, jo, jo, kjo ka marrë fund, e kërkove zotëri të zezën mbi të bardhë dhe e fitove të kaltër mbi të bardhë.

Nuk ka kurfarë dilamash, se shqiptarët e Maqedonisë, do të japin dënimin e merituar nëpërmjet votës së lirë.

Dua që këtij zotëriut dhe të tjerëve që janë të implikuar t`ju spjegoj edhe njehër publikisht se çka do të thotë, të jesh, të kesh qenë bashkëpuntor I shërbimeve sekrete jugosllave.

Nuk është letër, nuk është e zeza mbi të bardhën, por janë shumë krime të cilët u janë bërë shqiptarëve nga këto shërbime sekrete jugosllave.

Për ne pak është me rëndësi se dikush prej tyre, nga zori, nga dhuna apo dikush nga qejfi, ka pranuar të jetë bashkëpunëtor për ne me rëndësi janë faktet”, tha Thaçi.

Ai theksoi se faktet janë se pasojat prej këtyre bashkëpuntorëve kanë qenë fatale, bashkëpuntorët e sllavëe dhe komunizmit, duke filluar nga Masakra e Monopollit e duke përfunduar deri tek shpërngulja e qindra mijërave shqiptarëve për në Turqi, tregon se këta njerëz përfundimisht duhet të largohen nga skena politike.(U.H)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *