Home / Lajme / Maqedoni / Tifozët maqedonas djegin flamurin shqiptar

Tifozët maqedonas djegin flamurin shqiptar

23 dhjetor-
E vetmja që dallonte këtë herë ishte se kjo nuk indinjoi asnjë nga autoritetet prezente sportive apo ato rendit, të vetmit të cilët reaguan në aktin vandal kundër flamurit shqiptar ishin kryesia dhe lojtarët e “KB Lirisë”.

“Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë”, “dhoma gazi për shqiptarët”, ishin brohoritjet e tifozëve maqedonas në lojën e së mërkurës në mes “Rabotniçkit” dhe “KB Lirisë” në sallën e sporteve të qytetit të Shkupit.

Ata shkuan edhe më larg me veprime vandale duke djegur flamurin kombëtar shqiptar, skenë kjo e cila i ngjasonte asaj e cila para do kohësh ndodhi në Itali dhe tronditi si botën sportive ashtu dhe atë politike.

E vetmja që dallonte këtë herë ishte se kjo nuk indinjoi asnjë nga autoritetet prezente sportive apo ato rendit, të vetmit të cilët reaguan në aktin vandal kundër flamurit shqiptar ishin kryesia dhe lojtarët e “KB Lirisë”.

Nga Klubi i Basketbollit “Liria” deklaruan se, kjo ndeshje sportive, u shndërrua në ndeshje psikologjike terrori dhe “puna e tifozëve maqedonas dha frytet e veta meqë KB Liria dhe lojtarët e saj ishin tepër të shpërqëndruar për të zvogëluar dallimin e pikëve”.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *