Home / Sport / “Topi i Artë” “made in” Barça: Mesi, Ksavi ose Injesta

“Topi i Artë” “made in” Barça: Mesi, Ksavi ose Injesta

“Topi i Artë 2010” do të diskutohet mes tre futbollistëve të Barcelonës: Lionel Mesi, Andres Injesta dhe Ksavi Hernandez janë kandidatët zyrtarë.

Organizatorët publikuan sot emrat e tre finalistëve që do të diskutojnë mes tyre çmimin prestigjoz. Ashtu siç pritej, mes finalistëve mungon emri i Uezli Shnejderit, i konsideruar fillimisht një nga kandidatët kryesorë për të fituar. Fituesi do të shpallet më 10 janar, në një ceremoni që do të zhvillohet në Pallatin e FIFA-s në Zyrih të Zvicrës.

Ndërkohë, kosovarja Fatmire Bajramaj, e cila mbron ngjyrat e Gjermanisë, brazilianja Marta dhe gjermanja Brixhit Prinz janë tre finalistet për çmimin e femrave. U publikuan gjithashtu edhe kandidatët për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit. Bëhet fjalë për Visente Del Bosken (trajner i kombëtares spanjolle), Pep Guardiolën (trajner i Barcelonës) dhe Hoze Mourinjon (trajner i Realit).

Të gjithë finalistët e mësipërm kanë marrë numrin më të madh të votave nga kapitenët dhe trajnerët e përfaqësueseve si dhe nga përfaqësuesit e medias të përzgjedhur nga revista sportive franceze “France Football”. E njëjta juri do të vendosë edhe për fituesit e edicionit 2010.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *