Home / Sport / “Topi i artë”, Mesi: Ksavi ose Injesta

“Topi i artë”, Mesi: Ksavi ose Injesta

Lionel Mesi beson se “Topin e artë” për vitin 2010 e meriton njëri prej shokëve të tij të skuadrës te Barcelona, Ksavi Hernandez ose Andres Injesta.

I ndodhur në Argjentinë ku festoi Krishtlindjet së bashku me familjen, talenti katalanas iu përgjigj interesimit të gazetarëve. Ai tha: “2010-a ishte një vit i mirë për mua personalisht, por Kupa e Botës nuk shkoi siç doja unë. Objektivi i radhës është fitimi i Kupës së Amerikës me Argjentinën vitin që vjen, trofe që do të diskutohet në vendin tonë”.

Për “Topin e artë”, mbajtësi i të cilit është aktualisht, 23-vjeçari kurorëzoi dy shokët e skuadrës te Barça, Ksavin dhe Injestën: “Besoj se këtë vit do të fitojë Ksavi ose Andresi”. Së bashku me Mesin, dyshja e mesfushës katalanase janë tre finalistët që do të diskutojnë “Topin e artë 2010”.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *