Home / Lajme / Maqedoni / Urim Musliu:Presione ndaj prindit tim në paraburgim

Urim Musliu:Presione ndaj prindit tim në paraburgim

2 dhjetor-
Brenda kësaj kohe ka pasur disa provokime të ulëta por më e rënda është kur një funksionar i lartë, në burg i bën presion që babai im Hisen Musliu ta ndryshoj deklaratën dhe të japë deklaratë të rrejshme që ta akuzojë atë që ata i thuan, tha Urim Musliu.

Familjarët e Hisen Musliut, ish bashkëpuntorit të UDB-së dhe DBK-së së Maqedonisë, i cili mbahet në paraburgim i dyshuar se ka marrë pjesë në falsifikimin e dosjeve ndaj udhëheqësve të lartë të BDI-së, kanë denoncuar para mediave rastin se Hisen Musliu, është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndaj tij ushtrohen presione.

Djali i tij, Urim Musliu, gjatë një komunikimi me media është shprehur se i ati i tij është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kërkoi lirimin e tij.

“Së pari desha të ua bëj me dije opinionit të gjerë se prindi im është i sëmurë dhe ka nevojë për përkujdesje shëndetësore.

Ai ka dy stenda dhe ka nevojë për insulinë pasi është i sëmurë edhe prej sëmundjes së sheqerit.

Brenda kësaj kohe ka pasur disa provokime të ulëta por më e rënda është kur një funksionar i lartë, në burg i bën presion që babai im Hisen Musliu ta ndryshoj deklaratën dhe të japë deklaratë të rrejshme që ta akuzojë atë që ata i thuan.

Si djalë i tij kërkoj që të ndërpriten këto presione dhe prindi im të lëshohet se është i pafajshëm”, tha Urim Musliu. Ai ka kërkuar nga kadastra e Gostivarit të lëshojë një dokument i cili do të kompletonte dokumentacionin për lirimin e tij.

“Gjithashtu apeloj te Drejtori i Kadastrit të Gostivarit që të lëshojë dokumentin me të cilën kompletohet dokumentacioni që prindi im të lëshohet prej burgu, i cili dokumentacion është i drejtuar prej Gjykatës hetuese të Shkupit 1”, tha ai.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *