Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdon debati për mocionin ndaj Qeverisë Gruevski

Vazhdon debati për mocionin ndaj Qeverisë Gruevski

13 dhjetor-
“Qytetarët duan zgjidhje për emrin, integrim në BE dhe NATO, dhe kjo nuk ndodhë, pasi që elita politike maqedonase nuk ka guxim ti qaset kësaj ideje. BDI më së shumti i konvenojnë zgjedhjet me këtë rejtingun e saj të palëvizshëm dhe me shkapërderdhje të opozitës. Mirëpo, BDI nuk është për zgjedhje pa zgjidhjen e kontestit të emrit”, theksoi Ademi, i cili nënvizoi se po të mbahen zgjedhje, opozita do të jetë humbëse.

Deputetët e opozitës theksuan se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme, për shkak se sipas tyre, kjo qeverisje është jopopullore dhe jolegjitime.

“Më shumë se pesë vite Maqedonia nuk po shkon në drejtimet e duhura. Vitet e qeverisjes së VMRO-DPMNE do të jenë të njohura në histori si vite të mjerimit, varfërisë, rrënimit të institucioneve. Mjaftë më dhe duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme”, deklaroi shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Cvetanka Ivanova.

Deputetët e maxhorancës i vlerësuan si të pasinqerta kërkesat e opozitës, ndërsa zgjedhjet e parakohshme sipas tyre do të nënkuptonin harxhim kohe, harxhim të parave dhe energji.

“Kolegët e LSDM janë të pasinqertë. Kërkesa e tyre i ngjan thënies, kërkojmë zgjedhje, por lusim zotin që të mos ndodhin ato. Partisë sonë momentalisht më së shumti i përgjigjen zgjedhjet”, theksoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Spasenovski.

Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi porositi Qeverinë dhe opozitës se pa zgjidhjen e kontestit të emrit nuk do të ketë zgjedhje.

“Qytetarët duan zgjidhje për emrin, integrim në BE dhe NATO, dhe kjo nuk ndodhë, pasi që elita politike maqedonase nuk ka guxim ti qaset kësaj ideje. BDI më së shumti i konvenojnë zgjedhjet me këtë rejtingun e saj të palëvizshëm dhe me shkapërderdhje të opozitës. Mirëpo, BDI nuk është për zgjedhje pa zgjidhjen e kontestit të emrit”, theksoi Ademi, i cili nënvizoi se po të mbahen zgjedhje, opozita do të jetë humbëse.

Mocioni për mosbesimin e Qeverisë pritet të ketë debat deri në orët e vona të natës, me ç`rast do të pasojë procesi i votimit. Ky propozim i opozitës pritet të jetë dështues, për shkak të mungesës së numrave për rrëzimin e qeverisjes së koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI që numërojnë mbi 80 deputetë nga 120 vende në Parlamentin e Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *