Home / Lajme / Rajon / Veseli: Marty ka kryer krim

Veseli: Marty ka kryer krim

21 dhjetor-
Dick Marty, si një njeri me përvojë në çështjet ligjore, duhet ta kuptojë procesin hetues dhe ta respektojë atë duke ofruar dëshmi tek autoritetet kompetente, që në rastin tonë është misioni EULEX”, ka vazhduar Veseli. “Por, meqë ai po provon të manipulojë me fakte duke e imponuar versionin e tij të së vërtetës, ai ka kryer një krim. Ai ka vendosur të gjykojë jo vetëm disa emra, por të gjithë kombin”.

Kadri Veseli, ish-shef i Shërbimit Informativ të Kosovës, i ka thënë “EUobserver” se raporti i Dick Martyt për trafikim me organe është një krim.

“Unë jam i bindur se raporti si i tillë, i pabazuar në fakte, në dëshmi dhe pa mbështetje të asnjë hetimi të vërtet ligjor, është bërë drejtpërsëdrejti kundër përpjekjeve të kosovarëve dhe partnerëve tanë për ta sjellë paqen dhe tolerancën në Ballkanin perëndimor pas një periudhe të gjatë konfliktesh dhe vuajtjesh”, ka thënë Veseli.

Ai është njëri nga gjashtë personat e përmendur, së bashku me kryeministrin Thaçi, në raportin e fundit të Martyt të paraqitur para Këshillit të Evropës si përgjegjës për trafikim me organe njerëzish nga të burgosurit serbë dhe për kontrabandë me heroinë me një grup të organizuar kriminelësh që ka operuar për vite të tëra nën mbulesën e UÇK-së.

“Dick Marty, si një njeri me përvojë në çështjet ligjore, duhet ta kuptojë procesin hetues dhe ta respektojë atë duke ofruar dëshmi tek autoritetet kompetente, që në rastin tonë është misioni EULEX”, ka vazhduar Veseli. “Por, meqë ai po provon të manipulojë me fakte duke e imponuar versionin e tij të së vërtetës, ai ka kryer një krim. Ai ka vendosur të gjykojë jo vetëm disa emra, por të gjithë kombin”.

Sipas tij, raporti nuk u ndihmon bisedimeve të ardhshme në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kadri Veseli ka drejtuar Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK) deri në vitin 2008 pasi kishte ndihmuar në krijimin e një dege të veçantë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve të ’90-ta.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *