Home / Sport / Vetëpërjashtimi, 1 javë dënim për Mourinjon, gjoba lojtarëve

Vetëpërjashtimi, 1 javë dënim për Mourinjon, gjoba lojtarëve

UEFA ka dënuar me një ndeshje trajnerin e Realit, Hoze Mourinjo, pas urdhrit për daljen me karton të kuq të Ksabi Alonsos dhe Serxho Ramosit gjatë ndeshjes me Ajaksin në Ligën e Kampionëve.

I mbledhur të mërkurën për të diskutuar mbi episodin e ndodhur të martën e shkuar gjatë takimit mes Ajaksit dhe Realit të Madridit në “Amsterdam Arena”, Komisioni i Kontrollit dhe i Disiplinës në UEFA pezulloi me një takim ideatorin e skenarit të vetëpërjashtimit, Hoze Mourinjo. Trajneri portugez mund të marrë një tjetër ndeshje dënim nëse të njëjtin veprim përsërit brenda tre viteve të ardhshme. Mourinjo gjobitet edhe me një shumë prej 40 mijë eurosh.

Futbollistët e përfshirë ia kanë “hedhur” vetëm me gjoba, përkatësisht: Ksabi Alonso dhe Serxho Ramos me nga 20 mijë euro, Iker Kasiljas 10 mijë dhe Xherzi Dudek me 5 mijë euro. Si pasojë e kartonëve të kuq, Alonso dhe Ramos do të jenë të pezulluar për ndeshjen e radhës në Champions, ndërsa Komisioni dha edhe një gjobë prej 120 mijë eurosh ndaj Realit.

Sipas njoftimit zyrtar të lëshuar nga UEFA në faqen zyrtare në internet (Uefa.com) pasditen të mërkurës, klubi madrilen ka të drejtë që brenda tri ditësh të apelojë vendimin dhe të njihet me motivet e masave ndëshkimore.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *