Home / Lajme / Maqedoni / Veton Latifi laureat i vitit 2010 për Maqedoni

Veton Latifi laureat i vitit 2010 për Maqedoni

26 dhjetor
“Në këtë periudhë të vështirë të një udhëkryqi dhe kolapsi të elitave politike, shqiptarët e Maqedonisë, kanë nevojë më shumë se kurdoherë të inkurajohen, që të ruajnë qetësinë e tyre nga politikat ngatërrestare dhe të angazhohen fuqishëm në ruajtjen e kursit të vetëm, pra kursit Evro-Atlantik, si dhe të vazhdojnë edhe më tej të jenë faktori konstruktiv dhe i stabilitetit gjithnjë në koordinim me Bashkësinë Ndërkombëtare”, tha mes tjerash në fjalimin e tij të rastit laureati i sivjetshëm nga Maqedonia profesor i Universitetit të Evropës Jug Lindore dhe Kryetar i Bordit të Institutit për Demokraci dhe Zhvillim, Veton Latifi.

Forumi Imazh dhe Media nga Shqipëria ka ndarë Çmimet tradicionale vjetore të laureatëve të sivjetshëm të personaliteteve më të suksesshme të vitit të imazhit shqiptar për Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Në margjinat e Festivalit e Pestë Ndërkombëtar të Imazhit Shqiptar që u mbajt më 24 dhjetor në Tiranë në premisat e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë u ndanë çmimet e shqiptarëve më të suksesshëm për vitin 2010 që janë shquar për vizionin e tyre.

Profesori universitar Veton Latifi ka marrë titullin e Imazhit Shqiptar, duke u shpallur personaliteti i vitit për Maqedoni për vitin 2010. Gjatë ndarjes së këtij Çmimi, nga ana e organizatorit të manifestimit u theksua se profesor Veton Latifit i ndahet ky Çmim për kontributin e tij të posaçëm në përforcimin e demokracisë dhe përhapjen e vlerave Evro-Atlantike në Maqedoni dhe rajon, si dhe për rezultatet e çmuara në studimet politike.

Pas ndarjes së këtij Çmimi vjetor, profesor Latifi pohoi se është thellë i bindur se duke e rritur imazhin e demokracisë do të rrisim edhe imazhin e së vërtetës shqiptare e cila është e vërteta njerëzore dhe shkencore, e cila është e shkarkuar nga ndikimet subjektive, propagandistike e histerike- pra ndryshe nga shumë kombe të tjera në rajon. Sipas tij duke e rritur imazhin e vlerave Evro-Atlantike dhe të së vërtetës shkencore do të rrisim imazhin e së ardhmes së shqiptarëve, ndërsa kur rrisim imazhin e idesë Evro-Atlantike atëherë kemi rritur edhe imazhin e orientimit tonë të paluhatshëm strategjik perëndimor.

“Në këtë periudhë të vështirë të një udhëkryqi dhe kolapsi të elitave politike, shqiptarët e Maqedonisë, kanë nevojë më shumë se kurdoherë të inkurajohen, që të ruajnë qetësinë e tyre nga politikat ngatërrestare dhe të angazhohen fuqishëm në ruajtjen e kursit të vetëm, pra kursit Evro-Atlantik, si dhe të vazhdojnë edhe më tej të jenë faktori konstruktiv dhe i stabilitetit gjithnjë në koordinim me Bashkësinë Ndërkombëtare”, tha mes tjerash në fjalimin e tij të rastit laureati i sivjetshëm nga Maqedonia profesor i Universitetit të Evropës Jug Lindore dhe Kryetar i Bordit të Institutit për Demokraci dhe Zhvillim, Veton Latifi.

Kryetari i Forumit Imazh dhe Media, Dr. Astrit Memia e ka çmuar lartë kontributin e posaçëm të profesor Veton Latifit për veprimtarinë dhe mendimet e tij vizionare duke i prirë një brezi të ri të personaliteteve në rajon që nëpërmjet studimeve të tyre politike dhe angazhimit në shoqëri po kontribuon në promovimin e demokracisë dhe vlerave Evro-Atlantike në rajon.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *