Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-DPMNE u frikësua nga mejdani zgjedhor

VMRO-DPMNE u frikësua nga mejdani zgjedhor

9 dhjteor-
“LSDM do të vazhdojë betejën për zgjedhje të parakohshme edhe pas vendimit të miratuar mbrëmë nga partia në pushtet VMRO-DPMNE se nuk ka arsye objektive për zgjedhje të parakohshme”, theksoi nënkryetari i LSDM-së, Gordan Georgiev.

Partia VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikolla Gruevski është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni.

Për VMRO-DPMNE-në është e papranueshme vetëm për shkak të një blofimi dhe qasjes pokere në politikën e Branko Cërvenkovskit tërësisht ta shpërqëndrojmë energjinë e orientuar drejt zbatimit të programit të premtuar katërvjeçar, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, ballafaqimi me pasojat nga kriza ekonomike botërore, përpjekjet për realizim të aspiratave euroatlantike dhe përpjekjet për realizim të të gjitha interesave shtetërore dhe kombëtare”, thuhet në kumtesën nga Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së.

Në qoftë se tani shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare epërsia e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Për Maqedoni më të mirë, siç theksojnë nga partia, do të mundësojë dyfish më shumë deputetë të VMRO-DPMNE-së se sa LSDM-ja dhe manadat i ri i sigurt katërvjeëçar.

“Jemi të vetëdijshëm se LSDM-ja dhe Branko Cërvenkovski këtë vendim të VMRO-DPMNE-së do të përpiqen ta keqpërdorin për marrjes së pikëve personale politike u rekomandojmë se do të dëshpërohen në zgjedhjet e ardhshme kur do të ballafaqohen me realitetin”, shtohet në kumteë.Kundër mbajtjes së zgjedhjeve u deklarua edhe partia shqiptare BDI, që është pjesë e koalicionit.

Drejtuesit e saj vlerësuan se më parë duhet zgjidhja e kontestit të emrit dhe zhbllokimi i proceseve të integrimeve euroatlantike dhe më pas të organizohen zgjedhjet.
Parlamenti i Maqedonisë të hënën do të diskutojë mbi iniciativën e mocionit për Qeverinë të ngritur nga Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM).Siç kanë informuar nga Kabineti i kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanovski, interpelanca për Qeverinë do të jetë pika e vetme e rendit të ditës.

Iniciativa është dorëzuar të dielën, teksa mbahej protesta e LSDM-së para godinës së institucionit ligjvënës. Deri në arkivin e këtij institucioni, janë dorëzuar edhe dy iniciativa të tjera, siç është ajo për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe për formimin e një Komisioni anketues për kontrollimin e të dhënave të Kodit zgjedhor.

Nëse pozicionet e partive në pushtet nuk ndryshojnë, atëherë pritet që kjo iniciativë të bie poshtë.

LSDM opozitare bëri të ditur se do të vazhdoj betejën për zgjedhje të parakohshme, edhe pas refuzimit nga ana e partisë në pushtet VMRO-DPMNE.

“LSDM do të vazhdojë betejën për zgjedhje të parakohshme edhe pas vendimit të miratuar mbrëmë nga partia në pushtet VMRO-DPMNE se nuk ka arsye objektive për zgjedhje të parakohshme”, theksoi nënkryetari i LSDM-së, Gordan Georgiev.

Ai shtoi se do të shfrytëzohen të gjitha mjetet demokratike për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Kjo Qeveria e Gruevskit dhe DPMNE-së mund të jetë legale, mirëpo ajo nuk është më legjitime. Edhe ne, në LSDM, së bashku me qytetarët, do ta trajtojmë si të tillë, jolegjitime”, deklaroi Georgiev.

Sipas tij, opozita do të shfrytëzojë dhe artikulojë të gjitha mjetet e mundshme kundër Qeverisë dhe për mbajtjen e zgjedhjeve, nëpërmjet protestave, marsheve dhe zërit të popullit dhe gjithë ajo që nënkupton rrëzim demokratik të qeverisë.
VMRO-DPMNE menjëherë ka reaguar sot ndaj preskonferencës së LSDM-së opozitare, lidhur me paralajmërimet e saj për vazhdimin e betejës për rrëzimin e Qeverisë aktuale.

“Kolegë të nderuar të LSDM-së. Ju vetëm vazhdoni të trimëroheni. Vazhdoni me arrogancën, pa kulturë, sjellen e dhunshme dhe kërcënuese. Me këtë mbuloni mungesën e rrugëdaljes dhe frikës së udhëheqësisë suaj”, theksoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Biëikliski.

Ai porositi LSDM-së se do të ballafaqohet në zgjedhje dhe atëherë do të shoh realitetin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *