Home / Sport / Volejboll, Shkëndija shkëlqen kundër Mavis-it

Volejboll, Shkëndija shkëlqen kundër Mavis-it

Shkëndija -Mavis 3-0 (25-14:25-14dhe 25-18)

Mbrëmjen e të shtunës në palestrën sportive të Shkollës së Mesme të Mjekësisë, në një ambient të shkëlqyeshëm para më shumë se 300 tifozëce, skuadra e volejbollit Shkënidija mposhti bindshëm skuadrën nga Shtipi, KV Mavis me rezultatin maksimal 3:0. Takimi u përcoll me lojë të sigurtë dhe të bukur të ‘kuq e zinjëve’, të cilët sillnin kombinime fantastike që detyronte shikuesit e pranishëm vazhdimisht të duartrokasin në mënyrë frenetike ekipin vendas. Vlen të ceket së në këtë takim, trajneri i KV Shkëndija, Durim Luma, i vetëdijshëm për forcën e ekipit të tij dhe kapacitetin e kundërshtarit, gjatë gjithë takimit mundësi për të luajtur u jepte disa volejbollistëve të rrinjë, të cilët në tërësi arsyetuan besimin e dhënë.
Fitorja e Shkëndijes ishte shumë e sigurtë, duke mos u rrezikuar në asnjë moment, pasi djelmoshat tetovarë u paraqitën me stil të lartë duke treguar edhe një herë se kanë ekip shumë kualitative, ku e pranishme është diciplina e madhe në lojë, elemente këto shumë të rëndësishme për vazhdimin e ecurisë pozitive në kampionat.
“Me këtë fitore Shkëndija ec me hapa të sigurtë drejt kreut të tabelës së klasifikimit duka bartur epitetin e kandidatit për të fituar titullin e kampionit. Padyshim se kjo gjë mund të realizohet po që se skuadra ruan këtë frymë të organizimit dhe funksionimit në parket. Vlen të theksohet se edhe angazhimi i të rinjve në formacion dha frytet e saja pasi ekipi ka një perspektivë të mirë me këta të rinj që posedon në ekip, vecanërisht duhet theksuar të rrinjtë Luma , Rustemi dhe Memedi, të cilët treguan lojë të mirë, por sigurisht që barën kryesore e bartën mbajtur Vela, Husaj, Kajtazi, Islami, Abazi, Hamza dhe Gjorgevski, lojtarë këto me përvojë të nga të cilët pritet që të jenë bartës së lojës së Shkëndijës në vazhdim të tërrë kampionatit”,-deklaroi trajneri i KV Shkëndija, Durim Luma.
Në fund duhet shtuar se KV Shkëndija me këtë kapacitet të lojtareve që ka duhet mbeshtetur dhe përkrahur nga të gjithë sportdashësit, institucionet si dhe mjetet e informimit me qëllim që për herë të parë në historikun 36 vjecar të klubit, ‘kuq e zinjtë’ të arrijnë të fitojnë titullin e kampionit shtetëror. Sigurisht se nëse përkrahja nuk mungon, atëherë klubi nuk do të ndjehet i vetmuar dhe do të ketë më të lehtë për të realizuar qëllimin e përcaktuar para fillimit të kampionatit.

KV Shkëndija u paraqit me këtë formacion:
Husaj,Islami,Abazi,Gjorgjeski,Rustemi,Vela,Hamza,Luma,Kajtazi,Mahmudi,Memedi dhe Selmani.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *