Home / Lajme / Maqedoni / Zgjedhjet e parakoheshme ne duart e Gruevskit

Zgjedhjet e parakoheshme ne duart e Gruevskit

6 dhjetor-

“U dorëzuan tre dokumente, dy prej tyre edhe ashtu janë në punime e sipër dhe janë në një fazë të fundit të përgatitjes, si pastrimi i listës zgjedhore dhe përgatitja e kodit zgjedhor. Sa i përket çështjes së tretë ku ata propozojnë zgjedhje të parakohshme me kusht miratimin e ligjeve dhe ngjashëm, ne atë në kuadër të trupave të partisë këtyre ditëve do ta shqyrtojmë, do të dëgjojmë edhe mendimin e partnerëve të koalicionit dhe pastaj do të vendosim se si do të veprojmë’, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër i Maqedonisë.

Nëse ka vullnet të mirë nga Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE në muajin mars të vitit të ardhshëm mund të ketë zgjedhje të parakohshme, theksojnë në LSDM.

Sipas tyre kjo mund të ndodhë nëse paraprakisht arrihet marrëveshje për formimin komisionit anketues për pastrimin e listës zgjedhore dhe ndryshimet në kodin zgjedhor. Kryeministri dhe njëherit lider i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në parim nuk hedh poshtë iniciativën.

“U dorëzuan tre dokumente, dy prej tyre edhe ashtu janë në punime e sipër dhe janë në një fazë të fundit të përgatitjes, si pastrimi i listës zgjedhore dhe përgatitja e kodit zgjedhor. Sa i përket çështjes së tretë ku ata propozojnë zgjedhje të parakohshme me kusht miratimin e ligjeve dhe ngjashëm, ne atë në kuadër të trupave të partisë këtyre ditëve do ta shqyrtojmë, do të dëgjojmë edhe mendimin e partnerëve të koalicionit dhe pastaj do të vendosim se si do të veprojmë’, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër i Maqedonisë.

BDI thekson se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme pasi që do të legjitimoj edhe njëherë një mandat izolues për Maqedoninë. Edhe Lidhja Demokratike si pjesë e koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” është e mendimit se nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme.
“BDI është përherë e gatshme për zgjedhje por zgjedhje pa zgjidhje nuk është zgjidhje. Zgjedhje me zgjidhje është një zgjidhje, sepse do të çel rrugën e integrimit. Pyetja jonë themelore për të gjithë aktorët politik është çfarë do të ofrojnë në një fushatë eventuale parazgjedhore. Cila do të jetë oferta nëse ne e kemi të bllokuar procesin integrues nëse opozita në asnjë moment nuk ka thënë se prioritet i parë i saj në një fitore eventuale do të jetë zgjidhja e çështjes së emrit, për çfarë do të votojnë qytetarët”, u shpreh Ermira Memeti Devaja, BDI.

“Lidhja Demokratike vlerëson se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme por jemi të gatshëm që të ballafaqohemi me qytetarët pasi rejtingjet janë të njohura. LSDM-ja sërish për herë të 4 apo të 5 do të ballafaqohet me dështim andaj vlerësoj se zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje për dalje nga kriza apo sferave të krizës ku kemi mangësi”, u shpreh Pavle Trajanov, LD.

Por opozita vlerëson se zgjedhjet e parakohshme janë më se të nevojshme me qëllim debllokimin e procesit integrues të vendit.
“DR një kohë të gjatë ka vlerësuar dhe vazhdon të vlerësoj se kjo qeveri duhet të detronizohet për shkak se është qeveri e izolimit, qeveri e destabilizimit ndëretnik në vend, qeveri antishqiptare, qeveri e koalicioneve të interesave personale”, deklaroi Sulejman Rushiti, DR.

Vendosja e propozimit për shpërbërje të parlamentit në rend dite varet nga vullneti i kryetarit të parlamentit Trajklo Veljanovski, pasi një gjë e tillë nuk parashihet askund në rregulloren për punë të parlamentit.Alsat

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *