Home / Sport / Zyrtare: Benitez nuk është më trajner i Interit

Zyrtare: Benitez nuk është më trajner i Interit

Historia mes Rafa Benitezit dhe Interit përfundon zyrtarisht. Klubi zikaltër njoftoi sot se ka zgjidhur “në mënyrë konsensuale” kontratën me trajnerin spanjoll, pas bisedimeve të gjata.

“F.C. Internazionale falënderon Rafa Benitezin për punën e bërë nën drejtimin e skuadrës, duke fituar Superkupën italiane dhe Botërorin e Klubeve”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit milanez. Mediat italiane raportojnë se zgjidhja e kontratës është arritur mbi bazën e tre milionë eurove. Tashmë mbetet vetëm gjetja e zëvendësuesit të Benitezit, që me shumë mundësi do të jetë ish-milanisti Leonardo.

Pas divorcit zyrtar, trajneri spanjoll deklaroi: “Dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen që më dhanë gjatë përvojës sime me Interin. Në emrin tim dhe të bashkëpunëtorëve të mi, falënderoj lojtarët, klubin dhe tifozët që patën besim tek ne. Dy titujt e fituar janë rezultat i përpjekjeve të gjithë atyre që ishin përkrah nesh, duke pasur përherë parimet themelore të profesionalizmit, edukimit, respektit dhe dedikimit ndaj klubit”.

Ka folur edhe Morati: “Na vjen keq për fundin e marrëdhënies me Benitezin, por pavarësisht të gjithave, u fituan dy trofe. Gjërat nuk po shkonin mirë, mandej erdhën deklaratat në Abu Dhabi dhe ndarja ishte e pashmangshme”. Lidhur me zëvendësuesin e mundshëm të Benitezit, presidenti tha: “Të gjithë emrat që qarkullojnë janë interesantë”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *