Home / Lajme / Maqedoni / 15 shtetas të Maqedonisë të bllokuar në Tunizi

15 shtetas të Maqedonisë të bllokuar në Tunizi

16 janar-
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) në Shkup, 15 qytetarë kanë ngelur të bllokuar në Tunizi, të cilët kishin udhëtuar atje për pushime. MPJ bëri të ditur se po bën përpjekje maksimale që nëpërmjet ambasadës serbe në Tunizi të bëjë organizimin e rikthimit të shtetasve të Maqedonisë, pasi që Qeveria serbe ka dërguar një avion të posaçëm për kthimin e shtetasve të saj.

Shtetas të Maqedonisë janë bllokuar në Tunizi, pas trazirave dhe pas rënies së Qeverisë në këtë vend ku akoma është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) në Shkup, 15 qytetarë kanë ngelur të bllokuar në Tunizi, të cilët kishin udhëtuar atje për pushime. MPJ bëri të ditur se po bën përpjekje maksimale që nëpërmjet ambasadës serbe në Tunizi të bëjë organizimin e rikthimit të shtetasve të Maqedonisë, pasi që Qeveria serbe ka dërguar një avion të posaçëm për kthimin e shtetasve të saj.

Edhe agjencitë turistike evropiane kanë dërguar avionë speciale për të tërhequr pushuesit e tyre. Gjendja në Tunizi sot ishte kryesisht e qetë, megjithëse në kryeqytetin Tuniz u dëgjuan të shtëna në natën e dytë të orës policore. Nata e parë u përshkua me dhunë, plaçkitje, djegie të ndërtesave dhe trazira në burgje.

Eskalimi i situatës në Tunizi ndodhi pas protestave dhe trazirave popullore që çuan në largimin e presidentit të vendit, Zine al-Abidine Ben Ali, pas një pushteti 23 vjeçar, i cili u arratis në Arabinë Saudite.

Partitë kryesore politike në Tunizi zhvilluan bisedime për formimin e qeverisë së unitetit kombëta

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *