Home / Lajme / Maqedoni / 2011-ta Vit i zi për kulturën shqiptare

2011-ta Vit i zi për kulturën shqiptare

18 janar-
Edhe këtë vit anashkalohet festivali më i vjetër për fëmijë Bletëzat, që tradicionalisht mbahet në Tetovë, festival që vazhdimisht konkuron me dokumentacion të përpiktë e që ministria e kulturës nuk gjen mjete për ta finansuar.
Poashtu që dy vite me radhë Ministria e Kulturës nuk ndan mjete për festivalin ndërkombëtar të poezisë Ditët e Naimit.Shqiptarët me këtë buxhet që u është ndarë për këtë vit në sferën e kulturës, edhe pse participojnë me tatime dhe taksa të tjera, nuk janë të kënaqur me finansimin e projekteve shqiptare.

Nga Urim Hasipi
Edhe këtë vit shqiptarët vazhdojnë të jenë të shkelur nga Ministria e Kulturës. Viti 2011, do të jetë vit i zi për kulturën shqiptare në Maqedoni.

Kjo ndodh falë ministres Elizabeta Kamçevska Milevska e cila në programën për vitin 2011, nuk ka paraparë as 5 përqind projekte në sferën e aktiviteteve kulturore të shqiptarëve. Kjo ministri dukshëm ka reduktuar finansimin e projekteve të cilët janë në interes të shqiptarëve. Kjo tregohet nga programa që shpalli kjo ministri ditë më parë.

Në programën për zhvillimin e kulturës figurojnë mijëra projekte të dalura nga institucionet shtetërore, shoqata të ndryshme joqeveritare, firma e ndërmarrje tregtare, individë që askush nuk i njeh dhe funskionarë aktual të partive politike në pushtet që paraqiten si bartës të projekteve nga sfera të ndryshme të kulturës. Si çdo vit edhe këtë vit, pjesa më e madhe e buxhetit do të harxhohet përsëri në sanimin, renovimin, valorimizimin e kishave dhe manastireve ortodokse.

Si duket nuk ka kishë në Maqedoni, ku nuk do të finansohet në 2011, e kur jemi te objektet fetare, këtë vit do të vazhdojë faza e dytë e renovimit të murit të teqesë arabati baba dhe kaq për kulturën shqiptare.Ministria e Kulturës këtë vit, shumë pak mjete ka ndarë për shoqëritë kulturo artistike, qendrat për kulturë, dhe teatrot shqiptare.

Teatrit të Tetovës, i u ndanë dy projekte, kurse teatrit të Manastirit, do ti financohen 5 shfaqje, të gjitha me buxhete të mëdha, si shfaqjet don Kishot, Odiseu etj.
Ajo që është më apsurde është ndarja apo finansimi i teatrit shqiptar të Shkupit të cilit i janë ndarë vetëm 3 projekte, prej të cilave 1 për fëmijë, e ndërsa njëra nga ato titullohet “Birrë, gozhda dhe sapun”.Apsurdi tjetër i radhës vjen edhe tek financimet e pjesës në sferën e kërkimeve arkeologjike dhe projekteve konservuese.
Këtë vit nuk do të gropohet në asnjë lokalitet të trashigimisë shqiptare. Shoqata e historianëve shqiptarë, do të financohet me projektin, Vizuelizimi I përmendoreve islame, me qëllim të zhvillimit fetar në maqedoni.

Vallë kjo shoqatë është shoqatë për mbrojtjen e vlerave historike apo fetare. Po të analizosh programën detajisht, më shumë projekte të finansuara kanë bashkësitë etnike më të vogla si ato vllehe, sërbe, turke dhe rome se sa projektet shqiptare. Këtë vit të pafinansuar do të ngelen shumë shoqëri kulturo artistike, dhe festivale.

Edhe këtë vit anashkalohet festivali më i vjetër për fëmijë Bletëzat, që tradicionalisht mbahet në Tetovë, festival që vazhdimisht konkuron me dokumentacion të përpiktë e që ministria e kulturës nuk gjen mjete për ta finansuar.
Poashtu që dy vite me radhë Ministria e Kulturës nuk ndan mjete për festivalin ndërkombëtar të poezisë Ditët e Naimit.Shqiptarët me këtë buxhet që u është ndarë për këtë vit në sferën e kulturës, edhe pse participojnë me tatime dhe taksa të tjera, nuk janë të kënaqur me finansimin e projekteve shqiptare.

BDI, si parti shqiptare në qeverinë e Gruevskit, duhet njëherë e përgjithmonë tja bëjë me dije ministres së kulturës Elizabeta Kamçevska – Milevska, se sipas marrëveshjes së Ohërit nëse ende ajo është në fuqi, shqiptarëve ju takon 25 përqind nga miliarda denarët e ndarë në vitin 2011.

Nëse vitin e kaluar u ndanë më pak mjete se viti paraprak për kulturën shqiptare, atëherë ndarja e mjeteve për shqiptarët këtë vit është shumë simbolik, që sipas të gjitha parametrave viti 2011 do të jetë vit i zi për kulturën shqiptare në Maqedoni.

Me këtë bien në ujë të gjitha deklaratat e zëvendëskryeministrit Abdilaqim Ademi, i cili kudo që shkon nëpër takime me qytetarët lëvdohet se partia e tij BDI, është duke bërë më shumë se çdo kush tjetër për kulturën shqiptare. Faktet dhe argumentet janë krejt ndryshe nga ajo që Ndoshta zotëri Ademi, nuk e ka shfletuar ende këtë programë të Ministrisë së Kulturës e cila është skandaloze dhe tendencioze.

Dy shoqëritë kulturo-artistike nga Tetova, Jehona e malësisë së sharrit dhe Burrimet e Sharrit, janë shprehur të pakënaqur me mjetet e ndara nga ana e ministrisë së kulturës për finansimin e projekteve, koncerteve dhe festivaleve të tyre. Ata theksojnë se dukshëm janë të diskriminuar nga ana e dikasterit të kulturës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *