Home / Lajme / Maqedoni / 2011- Vit i zgjedhjeve të parakohshme për opozitën

2011- Vit i zgjedhjeve të parakohshme për opozitën

2 janar-
Edhe forcat e tjera politike shqiptare mbështesin propozimin për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme gjatë 2011, një vit para atyre të rregulltave që duhet të mbahen nga mesi i vitit 2012. Koalicioni aktual është i vendosur që të çojë deri në fund këtë mandat zgjedhor për të përmbyllur projektet e filluara.

Në Maqedoni mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme është njëra nga temat që do të dominojnë në skenën politike gjatë vitit 2011.

Partitë e opozitës njëzëri mbështesin mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, menjëherë pas përfundimit të regjistrimit të popullsisë në prill të këtij viti.

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) në mesazhet e fundit të vitit të kaluar përsëriti kërkesën për zgjedhje të pashmangshme për largimin e qeverisjes aktuale VMRO-DPMNE dhe BDI, që siç thuhet ka varfëruar dhe izoluar vendin.

“Maqedonia dëshiron zgjedhje, populli dëshiron të vendos për të ardhmen e tij, pas këtij mjerimi, izolimi që po përjeton vendi”, theksoi kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski.

VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikolla Gruevski ka hedhur poshtë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme gjatë 2011, duke nënvizuar se Qeveria do të vazhdojë të realizojë prioritetet e saj gjatë mandatit të mbetur.

BDI, partia shqiptare që është pjesë e koalicionit është ndër të parat që u deklarua kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, duke shprehur qëndrimet për zgjidhjen e emrit dhe pastaj mbajtjen e zgjedhjeve.

Partitë opozitare shqiptare janë të zëshme për shkuar në garë zgjedhore. PDSH-ja në mesazhin e fundvitit ka theksuar se shpëtimi i vendit është vetëm rrëzimi i Qeverisë aktuale dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. Kjo parti vazhdon të bojkotojë Parlamentin.

Demokracia e Re së fundi ka shpeshtuar kërkesën për zgjedhje të parakohshme.

“Viti 2011 duhet të jetë viti i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, vit kur politikanët duhet t’ia kthejnë mandatin popullit. Populli le të vendos për te ardhmen e vet, e jo qeveritarët tanë të cilët kanë ngatërruar Lindjen me Perëndimin”, ka theksuar kryetari i kësaj partie Imer Selmani.

Edhe forcat e tjera politike shqiptare mbështesin propozimin për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme gjatë 2011, një vit para atyre të rregulltave që duhet të mbahen nga mesi i vitit 2012. Koalicioni aktual është i vendosur që të çojë deri në fund këtë mandat zgjedhor për të përmbyllur projektet e filluara. Analistët politik vlerësojnë se viti 2011 do të jetë një vit me një fushatë aktive parazgjedhore nga ana e partive politike.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *