Home / Sport / 58 futbollistë paraqiten në grumbullimin në Zvicër

58 futbollistë paraqiten në grumbullimin në Zvicër

Dita e parë e grumbullimit të futbollistëve shqiptarë që luajnë në Zvicër dhe në shtetet përreth ka qenë e kënaqshme për stafin teknik të FSHF-së, që kryesohet nga trajneri i kombëtares, Josip Kuzhe.

Nga 130 të rinj të kontaktuar, mësohet se janë paraqitur 58 futbollistë të grupmoshave nga 14-20 vjeç.
Ashtu siç ishte parashikuar, shumë nga të rinjtë shqiptarë që luajnë në Zvicër nuk i janë përgjigjur ftesës, ngase klubet ku aktivizohen nuk u kanë dhënë leje. Kujtojmë që vetëm Bazeli ka 20 të rinj shqiptarë në akademitë e tij.
Por, gjithsesi zyrtarët e FSHF-së kanë mbetur të kënaqur me prurjet dhe cilësinë e lojtarëve të rinj.
Stafi i drejtuar nga Kuzhe, i vendosur afër Zyrihut, pret sot të tjerë lojtarë t’i bashkohen në seancën stërvitore që do të zhvillohen në orën 15:00 në Morchach.
Më të spikaturit e këtij testi do të mbahen nën vëzhgim edhe në të ardhmen nga FSHF-ja si kontingjent i mundshëm për kombëtaren.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *