Home / Lajme / Rajon / AAK drejt qeverisjes?

AAK drejt qeverisjes?

7 janar-
Sidoqoftë, pavarësisht lirisë së veprimit, nënkryetari Blerim Shala, i cili drejton aktualisht Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se nuk ka ndryshim qëndrimi për sa i përket hyrjes në koalicion qeverisës me partinë e Thacit.

Kur Kosovën e ndajnë vetëm dy ditë nga përsëritja e zgjedhjeve në tri komuna, lajme të reja për sa i përket krijimit të qeverisë vijnë nga partia e Ramush Haradinajt. Duket se Haradinaj, i cili deri dje ishte rivali kryesor politik i Hashim Thaçit, sot teksa ndodhet në Hagë, të gjithë përgjegjësinë për të vendosur për koalicionin qeverisës e ka kaluar në duar të lidershipit aktual të AAK-së.

“Burime partiake thonë se AAK tashmë i ka duart e lira për sa i përket hyrjes në koalicion me PDK-në. Përfshirja e Haradinajt në punët partiake në Prishtinë po e dëmton procesin ndaj tij në Hagë, ndaj mësohet se vetë ai ka kërkuar që emri i tij të mos lakohet as në media”, njofton Top Channel.

Anëtarë të AAK-së, të cilët flasin në kushte anonimati, thonë se Haradinaj i ka thënë kryesisë së partisë se beson në pjekurinë e saj politike dhe se çfarëdo vendimi që merret nga partia do të përkrahet nga ai.

Sidoqoftë, pavarësisht lirisë së veprimit, nënkryetari Blerim Shala, i cili drejton aktualisht Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se nuk ka ndryshim qëndrimi për sa i përket hyrjes në koalicion qeverisës me partinë e Thacit.

Shala vizitoi Haradinajn në Hagë javën e kaluar, por ai mohon të ketë shkuar atje për të marrë vendimin përfundimtar rreth hyrjes në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. Por nënkryetari nuk e përjashtoi mundësinë e bisedimeve me kreun e PDK-së si fitues potencial i këtyre zgjedhjeve, megjithëse tha se deri më tani nuk është zhvilluar asnjë takim. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *