Home / Lajme / Maqedoni / Ademi nuk u paraqit në gjykatë për dosjet

Ademi nuk u paraqit në gjykatë për dosjet

17 janar-
“Unë me kënaqësi do të marrë pjesë në të gjitha seancat, me qëllim që edhe atje të sqarojmë gjërat, ndërsa atje dua të dëgjojë argumentet e atyre që kanë bërë padinë”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi.

Zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi sot nuk u paraqit në procesin e filluar gjyqësor kundër tij për shkak të shpifjes, të ngritur nga PDSH-ja.

Partia e Menduh Thaçit kishte ngritur kallëzim penal kundër zëvendëskryeministrit dhe sekretarit të përgjithshëm të BDI-së, Abdilaqim Ademi për deklaratën e tij të dhënë në tetor të vitit të kaluar se PDSH qëndron pas të ashtuquajturave dosje.

Përfaqësuesi i lartë i PDSH-së, Imer Aliu sot akuzoi zyrtarin e BDI-së për mosparaqitje para drejtësisë. “Ja sot ishte një shansë që në mënyrë institucionale të dalin dhe të përballen me drejtësinë, ashtu siç thonë ata tërë kohën dhe thirren”, deklaroi Aliu.

Zëvendëskryeministri Ademi tha se nga gazetarët ka dëgjuar se ai duhej të paraqitej në gjykatë, por se nuk ka marrë asnjë ftesë për rastin e tillë.

“Unë me kënaqësi do të marrë pjesë në të gjitha seancat, me qëllim që edhe atje të sqarojmë gjërat, ndërsa atje dua të dëgjojë argumentet e atyre që kanë bërë padinë”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi.

Nga gjykata e Tetovës theksuan se dy ftesa janë adresuar në selinë e BDI-së në Tetovë, por ato janë kthyer, për shkak të mungesës së adresës së plotë, derisa korrieri gjyqësor në dy raste nuk ka gjetur Ademin për t`ia dorëzuar ftesën në shtëpinë e tij në Shemshovë të Tetovës. Procesi gjyqësor është prolonguar për 23 shkurt të këtij viti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *