Home / Lajme / Maqedoni / Agim Poshka promovoi videoklipin e ri

Agim Poshka promovoi videoklipin e ri

14 janar-
Promovimi i këtij video-klipi, u bë po në ato ambiente ku edhe është xhiruar në bashkëpunim me trupën e “Art Teatrit Poshka”, që kanë krijuar një ambient të hareshëm dhe gazmor, sipas idesë regjisoriale të regjisores Olsa Poshk

Agim Poshka, këngëtari strugan i mirënjohur në skenat muzikore në hapësirën shqiptare, duke kënduar në duet me Guximtar Rushanin, me kitarë klasike këngën

“Gëzuar” , kompozuar nga Agim Poshka i cili e ka bërë edhe orkestrimin, me tekst të Olsa Poshkës, promovuan video-klipin më të ri të tyre.

Promovimi i këtij video-klipi, u bë po në ato ambiente ku edhe është xhiruar në bashkëpunim me trupën e “Art Teatrit Poshka”, që kanë krijuar një ambient të hareshëm dhe gazmor, sipas idesë regjisoriale të regjisores Olsa Poshka.

Në promovimin e këtij video klipi, që Agim Poshka tashmë “ia ka marrë dorën” në prani të një numri të madh dashamirë të muzikës, në fjalën e rastit Olsa Poshka mes tjerash theksoi: “ Video klipi pos tjerash kërkon pos ambientit edhe fantazinë e njeriut, që kjo nuk ka munguar, ndaj prodhimi final është sukses i përbashkët”.

Dueti Agim Poshka-Guximtar Rushani, për dashamirët e muzikës së lehtë shqiptare, interpretuan me mjeshtri një këngë që më shumë ngjason në kohërat e serenatave nëpër ahengje aristokracie, me një ritëm të pëlqyer, harmoni dhe me zërin e tyre më shumë melankolik përvetësuan publikun që u mishërua me këngën. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *