Home / Sport / Agron Memedi i kënaqur me mjedisin e ri

Agron Memedi i kënaqur me mjedisin e ri

“Mbase ende jam në fazën e adaptimit me shokët e rij të skuadrës, megjithatë patjetër të pranoj se u prita shumë mirë. Metalurgu përvec se posedon ekip kualitative, futbollistë cilësorë, ata njëkohësisht janë edhe shok të mirë. Në përgjithsi jam shumë i kënaqur nga shokët e skuadrës, stafi teknik, por edhe udhëheqësia e klubit”,- deklaroi futbollisti i Metalurgut Agron Memedi.

Skuadra e Metalurgut ditën e hënë ka udhëtuar drejt Banjave të Negorcit në afërsi të Gjevgjelisë, ku do të zhvillohet faza e dytë e përgatitjeve. Udhëtimi për në Jug të vendit sigurisht kishte edhe qëllim gjetjen e kushteve më të mira, mirëpo edhe pse ata janë të pranishme, moti i keq që kaploi vendin ditët e fundit, nuk ka lënë pa prekur edhe këtë pjesë të Maqedonisë. “Dje ne udhëtuam drejt Banjave të Negorcit dhe menjëherë kemi filluar me stërvitje. Ditën e parë kishte shumë erë, që deri dikund na vështirëson punën. Atmosfera në ekip është e mirë, ndërsa për momentin ende më shumë jemi duke i kushtuar rëndësi përgatitjes fizike, pra po vrapojmë”,-tregoi përshtypjet e para majtaku nga Përshefca e Tetovës, Agron Memedi, i cili në afatin e janarit nga tabori i Renovës u transferua tek Metalurgu. Ai thotë se në skuadrën e re është pritur shumë mirë dhe se nuk ka patur problem gjatë adaptimit. “Mbase ende jam në fazën e adaptimit me shokët e rij të skuadrës, megjithatë patjetër të pranoj se u prita shumë mirë. Metalurgu përvec se posedon ekip kualitative, futbollistë cilësorë, ata njëkohësisht janë edhe shok të mirë. Ne jemi profesionist dhe këto gjëra gjatë ndrimit të mjedisit janë normale dhe unë isha i përgatitur që në momentin kur vendosa të pranoj ofertën e Metalurgut. Në përgjithsi jam shumë i kënaqur nga shokët e skuadrës, stafi teknik, por edhe udhëheqësia e klubit”,- tha Memedi, duke shtuar. “Këtu në përgatitje jam në dhomë me ‘Muzën’ (Muzafer Ejupi), ja kalojmë shumë mirë dhe tentojmë të pushojmë sa më shumë, pasi vazhdimisht kemi stërvitje intensive. Shpresoj që të përgatitur të presim kampionatin, ku kemi ambicie për të fituar Kupën e Maqedonisë si dhe për tu përzier në luftë për titullin e kampionit”,-përfundoi ish-futbollisti i Shkëndijës së Tetovës dhe anëtar i përfaqësueses së Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *