Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti fton për unitet partitë shqiptare

Ahmeti fton për unitet partitë shqiptare

27 janar-
Jemi në bisedime me të gjitha grupet parlamentare që ky rast të mbyllet në parlamentin e Maqedonisë, sepse ligji për amnesti është votuar në organin më të lartë legjislativ ku amnestohen palët në konflikt edhe UÇK-ja edhe forcat e sigurisë ushtria dhe policia.Kështu që jemi duke e ecur si çështje dhe mendoj se do të kemi sukses për ta mbyllur sepse këtu nuk kemi të bëjmë me rast individuar por kemi të bëjmë me një akuzë ndaj UÇK-së si dhe fyerje, shkelje të ligjit për amnisti”, tha Ahmeti.

Urim Hasipi
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, gjatë një takimi me qytetarë të lagjes Gam-Gam në Tetovë, ka kërkuar unitet mes shqiptarëve dhe njeherë e përgjitmonë t`u jepen fund akuzave mes shqiptarëve.

Ahmeti, ka ftuar për një unitet në qëndrime që kanë të bëjnë me çështjet kruciale të shqiptarëve.

“Në radhë të parë ne si shqiptarë, kudo që jemi, së paku në disa pika strategjike dhe të rëndësishme që kanë të bëjnë me kombin, ne shqiptarët duhet të kemi një zë, dhe ka shumë çka që mund të koordinohet që mund të bëhet bashkarisht sepse kurkush nuk ta ndalon, qoftë në fushën e arsimit, qoftë në fushën e kulturës, qoftë në fushën e mediumeve, ka shumë iniciativa në fushën e bashkëpunimit ekonimik, siç është hidroenergjetika, infrastruktura etj.

Por, as amerika as NATO, as BE, nuk mund të na ulë dhe të na detyrojë të mendojmë për së mbari, ta dialogojmë njëri me tjetrin, dhe për medim timin është turp me ardhë nga amerika dhe me të ulur në mes të Tetovës si shqiptarë dhe hajde mereni vesh ju si shqiptarë.

Ne, flas për shqiptarët në Maqedoni, sa ma unik, që të jemi, aq më të rëndësishëm dhe më të fortë bëhemi. Unë e kam tejkaluar veten, unë e kam mposhtur krenarinë time, kur kam hy në politikë i kam gëlltitur të gjitha ofendimet, fyerjet, sharjet, vetëm e vetëm mos krijohet konflikt dhe hasmëri mes shqiptarëve, ka thënë Ameti në Tetovë. Kreu i BDI-së poashtu ka folur edhe për katër rastet e Hagës të cilët tani më kanë filluar të procesuohen nga gjykatat e Maqedonisë.

“Nuk mund të quhet rast i Hagës, sepse ata janë ca shpifje, dhe një dosje e falsifikuar nga autoritetet e kohës, në vitin 2001, nëse ju kujtohet libri i bardhë, i botuar nga Lube Boshkovski, dhe komplet libri i bardhë është paraqitur si aktakuzë ndaj Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe pjesëtarëve të UÇK-së. Për ne është një shpfije, e kemi hedhur poshtë dhe ne kërkojmë interpretim autentik të ligjit mbi amnistinë.

Jemi në bisedime me të gjitha grupet parlamentare që ky rast të mbyllet në parlamentin e Maqedonisë, sepse ligji për amnesti është votuar në organin më të lartë legjislativ ku amnestohen palët në konflikt edhe UÇK-ja edhe forcat e sigurisë ushtria dhe policia.Kështu që jemi duke e ecur si çështje dhe mendoj se do të kemi sukses për ta mbyllur sepse këtu nuk kemi të bëjmë me rast individuar por kemi të bëjmë me një akuzë ndaj UÇK-së si dhe fyerje, shkelje të ligjit për amnisti”, tha Ahmeti.

Në takimin me qytetarë Ahmeti, ka ripërsëritur qëndrimin se nuk është koha për zgjedhje të parakohëshme pasi që siç tha ai ka një sërë punë të cilët duhet të bëhen në sferën e ekonomisë, politike, dhe shumë projekte të tjera.

Pas realizimit të këtyre projekteve atëherë mund të shkojmë në zgjedhje të parakohëshme, tha Ahmeti, duke vijuar më tej se partia e tij një kohë të gjatë ka rejting të lartë në krahasim ne partitë tjera shqiptare.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *